Na ndiqni në:

Filmi “Babai” shfaqet edhe në Afrikën Veriore

Prishtinë, 8 dhjetor 2015 - Filmi “Babai” i regjisorit kosovar, Visar Morina, po vazhdon rrugëtimin e suksesshëm nëpër festivale të ndryshme të botës. Së shpejti ai do të udhëtojë në Afrikën Veriore, ku më 9 dhjetor do të shfaqet në qytetin Marrakech të Morocco-s, në kuadër të edicionit të 15-të të festivalit “Festival Internacional du film de Marrakech”. Lajmin për këtë pjesëmarrje e ka konfirmuar regjisori Morina, duke thënë se ai bashkë me aktorin e ri, Val Malokun, do të jenë prezent atje. Filmi do të prezantohet në Marrakech dy herë. Në mëngjes filmi do të shfaqet një herë para jurisë dhe në mbrëmje ai do të prezantohet para publikut, tregoi Morina.

Filmi “Babai” tregon rrëfimin e një fëmije të quajtur Nori (Val Maloku) i cili shet cigare bashkë me babin e tij Gëzimin (Astrit Kabashi), në vitet e nëntëdhjeta, ku babai me çdo mënyrë dëshiron të emigroj në Gjermani e i biri bën çdo gjë për të qenë me të.

Marrëdhënia mes babait dhe të birit zhvillohet deri në pikën ku asgjë mes tyre nuk është më ashtu si ka qenë, për arsye se i biri ka shumë dëshirë të jetë së bashku me babanë dhe në të njëjtën kohë duhen të përballen me realitetin e vështirë. “Babai” është prodhuar nga një ekip filmik ndërkombëtar, ndërsa shumica e aktorëve janë kosovarë.

Çelësin e suksesit duket se “Babai” e mori në edicionin e 50-të të Festivalit Ndërkombëtar të filmit, Karlovy Vary, ku triumfoi me 2 çmime për të vazhduar me 4 të tjera që i mori në Film Fest Munchen, e gjithashtu ky film u shfaq edhe në edicionin e 23-të të festivalit prestigjioz, The Hamptons, dy herë me radhë. Pos këtyre, “Babai” ka triumfuar gjithashtu edhe në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë, të njohur si TIFF, ka marrë një çmim special në “CinEst”, e disa çmime të tjera. Ky film është edhe propozimi i Kosovës për “Oscar”, për kategorinë e filmave në gjuhë të huaj.

Burimi: http://bit.ly/21LOjg7
 

U dha premiera botërore e filmit “Martesa” në PÖFFPetrit Halilaj përballet me fëmijërinë në ekspozitë në Londër“Martesa” drejt Estonisë me ekip prej gjashtë vetashPesë filma të Kosovës janë prezantuar para selektorëve të Berlinales