Na ndiqni në:

Filmi gjerman pa zë "Metropolis“në Teatrin Kombëtar të Kosovës

Prishtinë, 8 dhjetor 2015 – Filmi “Metropolis”, i cilësuar si një prej filmave epikë në kinematografinë gjermane i vitit 1927 nën regji të Fritz Lang sjell rrëfimin për një qytet futuristik, ku gjëllin utopia e bukur e plot kulturë krahas nëntokës së zymtë me njerëz të keqtrajtuar. “Metropolis”, që ka zgjatur mbi 2 orë, ka ngjallur interesim tek audienca në Prishtinë.

Kjo ka qenë hera e dytë që filmi është shfaqur në kryeqytet. Shfaqja e këtij filmi në Teatrin Kombëtar të Kosovës ka qenë e planifikuar si ngjarje e Ambasadës Gjermane në Prishtinë. Pianisti gjerman Graf v.Bothmer, që ka shoqëruar me tinguj shfaqjen e këtij filmi, ka thënë se është “i lumtur që është rikthyer në Prishtinë”. Bothmer është një prej pianistëve më të suksesshëm që shoqëron filmat pa zë dhe ka nam botëror.


Burimi: http://bit.ly/1M0z9bn

Kori i Filarmonisë së Kosovës me tri koncerte në Angli“The Times”: Elbenita Kajtazi, fëmija i luftës që këndoi për ta mposhtur frikënOmar Zatriqi fiton çmimin si kompozitori më i mirë në Irlandën VerioreN-ja çon në Londër rrëfimin për NEWBORN-in