Na ndiqni në:

‘Heroi’ nga Kosova në garë për filmin më të mirë në Toronto

Prishtinë, 7 dhjetor 2015 - Filmi nga Kosova, “Heroi”, në regji e me skenar të Luan Kryeziut, do të shfaqet në ekranin e madh të festivalit “World International Film Festival” që ka nisur më 4 dhe do të përmbyllet më 10 të këtij muaji (dhjetor).

Filmi i bashkëfinancuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës është në garën e kategorisë “World Competition” (Konkurrenca botërore).

Sipas përshkrimit në ueb faqen zyrtare, “World International Film Festival” është ngjarje globale e industrisë kinematografike që mbahet në të njëjtën kohë në disa prej qyteteve më të mëdha botërore, duke përfshirë New Yorkun, Los Angelesin, Toronton, Londrën, Hong-Kongun, Singaporin dhe Melbournen.

Filmi “Heroi” tashmë është fitues i 16 çmimeve ndërkombëtare dhe është shfaqur në të gjitha kontinentet, në festivale të kategorisë “A”.

Burimi: http://koha.net/?id=4&l=87716
 

“T’padashtun” shtrin fushatën promovuese për “Oscar” deri në EgjiptPetrit Halilaj përballet me fëmijërinë në ekspozitë në LondërVepra e artistit Driton Selmani “mbron” vizitorët e festivalit në AmsterdamKosova zë vendin e parë për fotografi, në mesin e 31 shteteve konkuruese në Preshevë