Na ndiqni në:

Aktorja Flonja Kodhel pjesë e jurisë “Mediteran Film Festival” në Bruksel

Prishtinë, 7 dhjetor 2015 – Aktroja shqiptare Flonja Kodheli, e cila e ka shijuar së fundi edhe famën nga roli në filmin “Burrnesha”, me regji të Laura Bispurit është përzgjedhë të jetë anëtare e jurisë në Festivalin e Filmit Mediteran në Bruksel. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kodheli, në profilin e saj në rrjetin social Facebook, duke shpërndarë njoftimin e festivalit për pjesëmarrjen e saj.

Mirëpo, ajo nuk është e vetmja shqiptare që është pjesë e këtij festivali, pasi që në këtë edicion do të prezantohet edhe filmi “Babai”, më regji të Visar Morinës, film i cili do të prezantohet nga aktori kryesor i këtij filmi, Astrit Kabashi.

Rockuzinë sjellë Metal United World Wide në KosovëKori i Filarmonisë së Kosovës me tri koncerte në AngliN-ja çon në Londër rrëfimin për NEWBORN-in“Frankenshtain” rikthen Ilir Bokshin në Teatrin Kombëtar të Tiranës