Na ndiqni në:

Petrit Halilaj, me ekspozitë personale në Milano të Italisë

Prishtinë, 4 dhjetor 2015 – Artisti shqiptar nga Kosova, Petrit Halilaj, në muzeun HangarBicocca të Milanos në Itali, është prezantuar me ekspozitën e tij personale, “Space Shuttle in the Garden”, nën përkujdesjen e muratorit, Roberta Tenconi. Kjo është ekspozita e tij e parë personale në një institucion italian dhe ofron për publikun projekte të ndryshme që mbushin hapësirën ekspozuese.

“Space Shuttle in the Garden” është një udhëtim në universin dhe mitologjinë e artistit. Me anë të vizatimeve, pikturave, instalacioneve, Halilaj konfiskon botën rreth tij. Konflikti i Kosovës dhe Serbisë në vitin 1998-‘99, zhvendosja, jeta si refugjat, dhe mbi të gjitha sytë si dëshmitarë, janë pjesë edhe e kësaj ekspozite të artistit kosovar.

Petriti, është një nga artistët më përfaqësues të gjeneratës së tij. Para dy vjetësh ai përfaqësoi Kosovën në Bienalen e Venecias, duke u bërë kështu i pari artist që e përfaqësoi Kosovën në këtë ngjarje të madhe të artit.
 

Burimi: http://kultplus.com/?id=4&l=11665

“Kosova është kudo” hapi festivalin e letërsisë në St.Gallen“The Times”: Elbenita Kajtazi, fëmija i luftës që këndoi për ta mposhtur frikënBlick promovon bukuritë e Kosovës, publikon pamje fantastike nga maja e Gjeravicës“With a Cup of Sugar” nëpër SHBA me të vërtetën për Kosovën