Na ndiqni në:

Projekti i Alketa Xhafës “Mendoj për ty” mori çmimin FIDES

Prishtinë, 4 dhjetor 2015 - Projekti “Mendoj për ty”, me krijuese artisten Alketa Xhafa, nëpërmjet të cilit u mblodhën fustane në kauzën e grave të dhunuara dhe viktimave e luftës, fitoi çmimin filantropik FIDES 2015 për kampanjën më të mirë për rritje të vetëdijes shoqërore.

“Faleminderit atyre që e kanë mbështetur projektin dhe vullnetarëve që kanë punuar në kampanjë. Nuk mund të jem fizikisht për të marrë çmimin”, thotë artistja, përderisa babai i saj e ka marrë këtë çmim të dhënë nga RockeFellerBrothers Fund dhe FIQ.

E bukura e këtij projekti është se çdo fustan ka tregim, njerëzit nuk po japin vetëm një fustan, sepse shumica e fustaneve kanë histori, kanë rrëfime”.

Ky instalacion është pjesë e fushatës së ndërgjegjësimit të organizuar nga Këshilli Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë luftës. Iniciativa u prezantua dhe mblodhi fustane nga qytete të ndryshme të Kosovës.

Burimi: http://kultplus.com/?id=7&l=11656

Petrit Halilaj përballet me fëmijërinë në ekspozitë në LondërKosova zë vendin e parë për fotografi, në mesin e 31 shteteve konkuruese në PreshevëVepra e artistit Driton Selmani “mbron” vizitorët e festivalit në AmsterdamKosova ngrihet për nëntë pozita në ranglistën e FIFA-s