Na ndiqni në:

Artisti Driton Selmani me “Archeology of Capitalism” në Lubjanë

Prishtinë, 3 dhjetor 2015 - Janë 16 fotografi polaroid, nën konceptin “Archeology of Capitalism”, me të cilat artisti kosovar Driton Selmani i bashkohet ekspozitës Different World - Young Contemporary Photography, e cila është hapur këto ditë në Lubjanë.

Puna e Selmanit në këtë vepër fokusohet në refleksionin e çështjeve sociale në rrethinën e tij dhe konstruktimin e një diskursi provokues e kontravers, bazuar në humor e ironi. “Është një investigim i vazhdueshëm në realitetin paralel që e sfidon perceptimin konvencional të shikuesit. Këtu bëhet fjalë për një kërkim të objekteve që largohen nga peizazhi” tregon Selmani. “Archeology of Capitalism”, sipas muratorit Miha Colner, merret me trajtimin e “tjetërsisë” së të zakonshmes, që është para kamerës shumë e njohur e po ashtu edhe e huaj. Maša Bajc, Ivan Dorotić, Iztok Klančar, Petra Mrša, Marina Paulenka janë disa prej artistëve tjerë që janë pjesë e ekspozitës. Ekspozita do të jetë e ndarë mes dy hapësirave, Photon – Centre for Contemporary Photography dhe Kino Šiška. Ekspozitat e fundit personale të Selmanit përfshijnë, “Strange things happening in the neighborhood” tek Hotel Gracanica në Prishtinë (2014) dhe “Daf/Def/Deaf” tek AfG në Vienë (2014). Ekspozitat grupore përfshijnë “Nationless” tek the Qendra për Art Bashkëkohor në Selanik (2015), “Parallel Sprawl” tek Modelariumi i Arkitekturës në Prishtinë (2015), “Let Us Start from the Middle” tek Tirana Art Lab (2014) dhe “Here, Now, Where,” tek Bienalja e 5-të e Marrakeshit (Marok, 2014).
 

Burimi: http://bit.ly/1Tzjki1

Omar Zatriqi fiton çmimin si kompozitori më i mirë në Irlandën VerioreBlick promovon bukuritë e Kosovës, publikon pamje fantastike nga maja e Gjeravicës“Kosova është kudo” hapi festivalin e letërsisë në St.GallenAktori shqiptar në një film me Sylvester Stallone e Michael B. Jordan