Na ndiqni në:

Sopranoja kosovare Besa Llugiqi në rolin kryesor në operën bullgare

Prishtinë, 3 dhjetor 2015 – Sopranoja nga Kosova Besa Llugiqi, do të performojë në rolin kryesor në një version të “Lucia di Lammermoor”, në Operan treaktëshe tragjike të kompozitorit italian Gaetano Donizetti. Ky aktivitet do të vihet në skenën e teatrit bullgar që ka një histori 90-vjeçare dhe nikoqir i këtij organizimi do të jetë Teatri i Operës së qytetit Stara Zagora.

Të shtunën mbrëma Llugiqi do të debutojë me rolin e Lucias nga Lammermoori që është kryesori në operën e inskenuar për herë të parë në “Teatro San Carlo” të Napolit më 1835.  Llugiqi, me të cilën audienca bullgare veçse është familjarizuar pas interpretimeve që ka pasur në “Rousse State Opera” në qytetin Ruse, tashmë është duke finalizuar përgatitjet për shfaqjen operistike të cilën e ka marrë përsipër ta realizojë regjisori Ognian Draganov.

Dirigjent është Ivalo Krincev e solistë janë edhe Dessislava Stefanova, Yanica Nesheva, Valery Turmanov, Ivan Kabamitov, Daniel Damyanov, Milko Mihailov e të tjerë. “Roli që do të performojë  këtë të shtunë është roli  i parë si Lucia di Lammermoor. Është  roli më i vështirë për t’u interpretuar në të gjitha aspektet interpretative. Një rol mjaft impenjativ me vështirësi të mëdha teknike”, ka thënë sopranoja Llugiqi.


 Burimi: http://bit.ly/1QVSfai

Petrit Halilaj përballet me fëmijërinë në ekspozitë në LondërKosova ngrihet për nëntë pozita në ranglistën e FIFA-sPesë filma të Kosovës janë prezantuar para selektorëve të BerlinalesU dha premiera botërore e filmit “Martesa” në PÖFF