Na ndiqni në:

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural i dha çmimet e garës së fotografisë më të mirë në bujqësi #TokaJonë

Prishtinë, 3 dhjetor 2015- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ua ka ndarë sot edhe solemnisht çmimet dhjetë fituesve të garës së fotografisë më të mirë në bujqësi #TokaJone. Sipas vendimit të jurisë, të përbërë nga Eliza Hoxha, Visar Kryeziu dhe Arben Islami, fituesit janë: Xhemail Shabani, vendi i parë, Shkëmb Isufi, vendi i dytë, Arbër Halili, vendi i tretë.

Ndërkaq, nga vendi i katërt dhe deri të vendi i dhjetë fitues janë, Arian Mavriqi, Besnik Hamiti, Besart Shabani, Ardian Zullufi, Violeta Myftari dhe Berat Mehani. Këto cmime përfshijnë një shumë të caktuar monetare. Gjithashtu, në këtë ceremoni është prezantuar edhe albumi me 100  fotografitë më të mira të garës.

Ky album do të shpërndahet nëpër institucione të ndryshme vendore e ndërkombëtare me qëllim të promovimit të bujqësisë, si mundësi e mirë për zhvillim ekonomik, punësim dhe turizëm rural. Ministri Krasniqi i uroi fituesit për çmimet duke i falënderuar ata për pjesëmarrjen në garë.

Ai tha se kjo garë ka arritur që vërtetë ta kthejë ne mendjen e njerëzve bujqësinë, të promovojë në masë të madhe sektorin dhe padyshim të shërbejë edhe si motiv që shtesë që sa më shumë njerëz të fillojnë të merren me bujqësi. “Kjo garë padyshim se do të jetë tradicionale e pse jo edhe në forma të tjera do të punojmë që ta promovojmë bujqësinë duke e kombinuar edhe në raste si kjo me profesione të tjera, sikur që është me ju që jeni edhe pasionant e fotografë profesionist”, tha ministri Krasniqi.

Burimi: http://bit.ly/1HHCv8f

“With a Cup of Sugar” nëpër SHBA me të vërtetën për KosovënRockuzinë sjellë Metal United World Wide në KosovëN-ja çon në Londër rrëfimin për NEWBORN-inAktori shqiptar në një film me Sylvester Stallone e Michael B. Jordan