Na ndiqni në:

Aktori Arben Bajraktaraj është zgjedhur aktori më i mirë i muajit në Britani

Prishtinë, 2 dhjetor 2015 - Aktori i njohur kosovar me famë ndërkombëtare, Arben Bajraktaraj, është zgjedhur aktori më i mirë i muajit në festivalin online “The Monthly Film Festival” në Britani. Këtë çmim ai e mori për rolin e tij në filmin “Lapsus”.

Emri i filmit përkon me ngjarjen. “Lapsus” sjell një lapsus vizual për shikuesin. Në 30 minuta, filmi trajton një ngjarje që shikuesin e vë në dyshim nëse ndodh vërtet apo është imagjinatë e personazhit kryesor, Terryt.

Por çmimi për aktorin kosovar nuk është i vetmi që ka marrë “Lapsus”. Filmi nën regji të Karim Ouraet, i cili bashkë me Julien Diris ka shkruar edhe skenarin, mori edhe katër çmime të tjera. “Lapsus” u shpërblye po ashtu me çmimet si “Filmi më i mirë”, “Skenari më i mirë”, “Aktorja më e mirë” që i takoi aktores Sophie Meister dhe “Best Original Score”. “TMFF” është festival i cili këtë vit nisi një formë tjetër të vlerësimit të filmave, duke e bërë këtë në mënyrë online. Në faqen zyrtare të këtij festivali, shkruhet se qëllimi i festivalit, i cili ndan çmime çdo muaj, është që të promovojë sa më shumë punën e regjisorëve të rinj.

Burimi: http://koha.net/?id=4&l=86985

 

N-ja çon në Londër rrëfimin për NEWBORN-inKori i Filarmonisë së Kosovës me tri koncerte në Angli“The Times”: Elbenita Kajtazi, fëmija i luftës që këndoi për ta mposhtur frikënBlick promovon bukuritë e Kosovës, publikon pamje fantastike nga maja e Gjeravicës