Na ndiqni në:

Artisti Xhafa dashurinë e kubanëve për tokën e paraqet me “Sunshine” në Havana

Prishtinë, 2 dhjetor 2015 - Dashuria e kubanëve për tokën është portretizuar në një vepër arti. Artisti kosovar me nam botëror Sislej Xhafa ka kombinuar një vegël të vjetër dhe disa poçe elektrikë që të paraqesë unitetin e popullit kuban dhe dashurinë e tyre për tokën. Artisti Xhafa, ka kombinuar një vegël të vjetër që e ka mbuluar ndryshku dhe ka varur dhjetëra poçe elektrikë. “Sunshine” është titulli i veprës së tij e cila bashkë me punimet e 14 artistëve tjerë kanë zënë vend në ekspozitën “Follia Continua” në 25 - vjetorin e “Galleria Continua”, e cila është pjesë e qendrës për art bashkëkohor “Wifredo Lam” në Havana të Kubës.

Krejt konceptin e veprës Xhafa e ka përmbledhur me një fjali. “ Kjo punë nënvizon glorifikimin e unitetit në popull dhe dashurinë e tyre për tokën”, ka thënë ai. Pos tij në këtë ekspozitë kanë paraqitur punimet e tyre edhe Kader Attia, Emilia Kabakov, Michelangelo Pistoletto, Subodh Gupta, Anish Kapoor, Janis Kounellis, Moataz Nasr, Pascale Marthine Tayou e të tjerë. Punimet e tij i ka ekspozuar edhe artisti shumë  i njohur kinez, Ai Weiwei.

Burimi: http://bit.ly/1Q0jCQl
 

Kosova zë vendin e parë për fotografi, në mesin e 31 shteteve konkuruese në PreshevëVepra e artistit Driton Selmani “mbron” vizitorët e festivalit në AmsterdamU dha premiera botërore e filmit “Martesa” në PÖFFPetrit Halilaj përballet me fëmijërinë në ekspozitë në Londër