Trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës përmbyll vitin me Stravinsky & Ravel
Prishtinë, 1 dhjetor 2015 - Trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës sjell premierën e katërt dhe të fundit për këtë vit, Stravinsky & Ravel, pas tri premierave të suksesshme që pati gjatë këtij viti. Angazhimi për përgatitjen e kësaj shfaqje ka nisur para më shumë se një muaji, derisa premiera e saj pritet të shfaqet më 10 dhjetor.
Balerinët për këtë shfaqje, aktualisht janë duke punuar me koreografin Mehmet Ballkan, derisa për pjesën e saj të parë ata kanë punuar me koreografin Kursat Kilic.
Kjo nuk është hera e parë që Mehmet Ballkan bashkëpunon me balerinët kosovarë dhe kështu, puna me të sipas balerinëve, ka gjithmonë suksesin e garantuar.
Burimi: http://bit.ly/1OtlJL