Na ndiqni në:

Prodhimet cilësore të Kosovës depërtojnë në tregun evropian

Prishtinë, 1 dhjetor 2015 - Produktet të cilat prodhohen në Kosovë nga pronarët e këtyre kompanive po vlerësohen të jenë cilësore dhe se përmbushin standarde ndërkombëtare. Si prodhime cilësore që janë, kanë arritur të depërtojnë edhe në tregun rajonal dhe atë evropian. Fabrika për Prodhimin e Këpucëve, “Solid”. që nga viti 1992 e zhvillon veprimtarinë e saj, në qytetin e Suharekës.

Gresa Kuqi,  përfaqësuese e kësaj kompanie ka theksuar se përveç mbulimit të një pjesë të madhe të tregut kosovar, prodhimet e “Solid”-it, tashmë kanë depërtuar në tregun e Bashkimit Evropian. Kjo fabrikë është e cilësuar edhe me ISO standarde të cilat tregojnë kualitetin dhe qëndrueshmërinë e këtyre këpucëve. “Këpucët nga “Solid”, mbulojnë tregun e Kosovës 100 për qind, por produktet tona mund të gjenden edhe në Francë, Itali, Gjermani, Qipro, Kroaci, Serbi, Mali i Zi, Shqipëri, Greqi dhe shumë shtete të tjera”, ka bërë me dije ajo.

Fabrika për prodhimin e këpucëve “Solid”, ka të punësuar mbi 250 punëtorë, derisa kapaciteti i kësaj fabrike është afër 2000 këpucë në ditë. Kjo kompani në bashkëpunim me Programin e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) së shpejti do të fillojë edhe më një linjë të re të prodhimit të këpucëve për fëmijë.

Në tregun evropian, me produktet e saj ka depërtuar edhe kompania “Laberion”, që merret me prodhimin e lëngjeve natyrale “Dona” dhe “EKS”. Bashkim Osmani, pronar i kësaj kompanie  ka thënë se që nga viti 2005 janë të pajisur me certifikata që dëshmojnë se plotësojnë standardet ndërkombëtare . Mbi 30 për qind e asaj e cila prodhohet në këtë kompani eksportohet në vendet e rajonit dhe në shtetet tjera si në Suedi, Norvegji, Holandë dhe në shtetet e tjera, ka treguar Osmani.

Prodhuesit nga Kosova presin që me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, të lehtësohet tregtimi me vendet evropiane. Ndryshe, përfaqësues që mbrojnë interesat e prodhueseve në Kosovë vazhdimisht kanë theksuar se prodhuesit po ballafaqohen me probleme të shumta gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre. Në mungesë të infrastrukturës së nevojshme, shumë herë produktet e tyre nuk kanë mundur të jenë konkurrente në treg.

Burimi: http://bit.ly/1Nko6KË

Elbenita Kajtazi-Halimi impresionon kritikën gjermane me rolin e GretelësPesë filma të Kosovës janë prezantuar para selektorëve të BerlinalesDua Lipa, mysafire e shfaqjes së njohur amerikane Saturday Night Live Filmi “Përjetësisht fëmi”, edhe në tri festivale të rëndësishme ndërkombëtare