Na ndiqni në:

Aleanca Kosovare e Bizneseve nis javën e biznesit kosovar 2015

Prishtinë, 30 nëntor 2015 - Aleanca Kosovare e Bizneseve do të bëjë sot hapjen solemne të “Javëve të Biznesit Kosovar 2015”. Ky projekt ka ndikuar pozitivisht në rritjen e vlerave ekonomike dhe mirëqenies sociale në Kosovë duke nxitur zhvillimin e prodhimtarisë vendore dhe zhvillimin e sektorit privat.

Java e Biznesit Kosovar organizohet për 13 vite me radhë në Kosovë dhe ka për qëllim kryesor të promovojë ekonominë, të rritë konsumimin e prodhimeve Kosovare, të stimulojë bizneset vendore, të përmirësojnë cilësinë e prodhimeve sipas standardeve më të larta.

Manifestimi do të nis në Prishtinë, ndërsa nga këtu do të vazhdojë edhe në qytetet e tjera të Kosovës dhe do të vazhdoj  në Shqipëri, Maqedoni, Mali i Zi, Luginë e Preshevës, Turqi dhe në vendet e BE-së. Gjatë kësaj jave të biznesit do të ketë aktivitete promovuese, konferenca, tryeza, analiza hulumtuese, kurse me 17 shkurt të vitit të ardhshëm do të organizohet Forumi Ndërkombëtar Biznesor me ç’rast do të bëhet edhe kremtimi i pavarësisë se Kosovës me prodhime vendore.

Java e Biznesit Kosovar mbahet nën patronat të kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe mbështetet  nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, KIESA, MF, MZHE, MBPZHR.

Kosova zë vendin e parë për fotografi, në mesin e 31 shteteve konkuruese në PreshevëPetrit Halilaj përballet me fëmijërinë në ekspozitë në LondërU dha premiera botërore e filmit “Martesa” në PÖFFVepra e artistit Driton Selmani “mbron” vizitorët e festivalit në Amsterdam