Na ndiqni në:

Kosova pjesëmarrëse në Kampionatin Evropian të Notit

Prishtinë, 30 nëntor 2015 - Përfaqësuesja e Kosovës do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të Notit, i cili do të mbahet në Netanya të Izraelit, në fillim të dhjetorit.

Kosovën në këtë organizim do ta përfaqësojnë dy notarë, Meriton Veliu, i cili do të bëjë gara në këto disiplina, 50m Krol, 50m Bretkosë dhe 50m Delfinë, si dhe Flaka Pruthi, e cila do të garojë në 50m Krol, 50m Shpinë dhe 50m Delfinë, shkruan Zëri.

Kontingjenti kosovar do të niset për në Izrael të hënën në mëngjes nga Shtëpia e Sporteve në Prishtinë, ndërsa Evropiani do të mbahet nga 2 deri më 6 dhjetor 2015.

Me notarët e përfaqësueses për në Izrael do të udhëtojë edhe anëtari i Bordit të Federatës së Notit të Kosovës (FNK), Veton Telaku.

FNK-ja pret paraqitje të mira të sportistëve dhe përmirësim të rekordeve personale, çka do të ishte sukses i madh për notin dhe zhvillimin e rezultateve sportive të këtij sporti.


 

“Martesa” drejt Estonisë me ekip prej gjashtë vetashElbenita Kajtazi-Halimi impresionon kritikën gjermane me rolin e GretelësKosova zë vendin e parë për fotografi, në mesin e 31 shteteve konkuruese në Preshevë“T’padashtun” shtrin fushatën promovuese për “Oscar” deri në Egjipt