Na ndiqni në:

Filmi “Babai”, fitoi dy çmime nga Bosphorus International Film Festival në Stamboll

Prishtinë, 30 nëntor 2015 - Filmi “Babai” me regji të Visar Morinës po vazhdon me triumfe. Ky film ka marrë mbrëmë dy çmime në edicionin e tretë të Bosphorus International Film Festival në Stamboll.

“Babai” ka marrë çmimin për filmin më të mirë të festivalit dhe atë për skenarin më të mirë, dy çmime në vlerë të madhe edhe monetare. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve kanë qenë të pranishëm regjisori Visar Morina, aktori Astrit Kabashi dhe producenti Visar Kruha, të cilët kanë shprehur kënaqësinë e tyre për marrjen e çmimit.

“Babai” tregon rrëfimin e një fëmije të quajtur Nori (Val Maloku) i cili shet cigare bashkë me babin e tij Gëzimin (Astrit Kabashi), në vitet e nëntëdhjeta, ku babai me çdo mënyrë dëshiron të emigroj në Gjermani e i biri bën çdo gjë për të qenë me të.

Marrëdhënia mes babait dhe të birit zhvillohet deri në pikën ku asgjë mes tyre nuk është më ashtu si ka qenë, për arsye se i biri ka shumë dëshirë të jetë së bashku me babain dhe në të njëjtën kohë duhen të përballen me realitetin e vështirë. “Babai” është prodhuar nga një ekip filmik ndërkombëtar, ndërsa shumica e aktorëve janë kosovarë.

Burimi: http://alturl.com/idegr
 

Blick promovon bukuritë e Kosovës, publikon pamje fantastike nga maja e GjeravicësOmar Zatriqi fiton çmimin si kompozitori më i mirë në Irlandën Veriore“Kosova është kudo” hapi festivalin e letërsisë në St.GallenAktori shqiptar në një film me Sylvester Stallone e Michael B. Jordan