Na ndiqni në:

Kosovarja Dua Lipa, e nominuar në BBC Sound of 2016

Prishtinë, 30 nëntor 2015 -Këngëtarja me prejardhje nga Kosova Dua Lipa, është nominuar në listën për zërin e vitit në BBC Saound of 2016.

Mes 30-të emrave që zakonisht janë talente të reja dhe që premtojnë, këtë herë BBC ka futur kosovaren krahas Alessia Cara, Frances, Mabel, Mura Masa etj.

BBC madje citon se Dua Lipa është një gjetje e disa prej menaxherëve muzikorë të legjendës Lana Del Rey.

Kjo listë do të shkurtohet në vetëm pesë artistë në muajin janar, ndërsa fituesi do të shpallet në BBC Radio 1 me datë 8 janar të vitit tjetër. Nëpër vite, BBC Sound of... e kanë fituar emra si 50 Cent në vitin 2003, Adele në vitin 2008, Jessie J në vitin 2011-të apo edhe Sam Smith në vitin 2014-të.
 
Burimi: http://goo.gl/Re7G3m

Vepra e artistit Driton Selmani “mbron” vizitorët e festivalit në AmsterdamU dha premiera botërore e filmit “Martesa” në PÖFFKosova ngrihet për nëntë pozita në ranglistën e FIFA-sKosova zë vendin e parë për fotografi, në mesin e 31 shteteve konkuruese në Preshevë