Na ndiqni në:

Filmi kosovar “Agnus Dei” filmi më i mirë në Hollywood Sky International Film Festival

Prishtinë, 30 nëntor 2015 - Filmi kosovar “Agnus Dei”, me skenar e regji të Agim Sopit, ka triumfuar në “Hollywood Sky International Film Festival”, i cili ka përfunduar mbrëmë me një mbrëmje gala në Los Anxhelos të SHBA-ve.

Agnus Dei, ka fituar çmimin e filmit më të mirë të metrazhit të gjatë “Best Feature Film”, dhe po ashtu, Menduh Nushi ka fituar çmimin për fotografinë më të mirë “Best cinematography”, transmeton Koha.net.

Festivali i filmit “Hollywood Sky International Film Festival”, promovon avancimin e kinemasë inovative të krijuar nga krijuesit i filmit të njohur dhe po ashtu filmbërsit e rinj me qëllim që të nxis interesin e publikut për të dashur e vlerësuar artin dhe mjeshtërinë kinematografike.

Nga disa mijëra aplikantë nga më shumë se 100 shtete të botës, Hollywood Sky International Film Festival, ka përzgjedhur në konkurrencë zyrtare më shumë se 400 filma të ndarë në pesë kategori të ndryshme.

Dy çmimet e këtij festivali, çojnë në 55 numrin e çmimeve ndërkombëtare që i ka sjellë Kosovës filmi “Agnus Dei”, i cili deri më tash ka prezantuar kinematografinë tonë në më shumë se 130 festivale botërore.

Burimi: http://goo.gl/c5WYqE
 

Kosova zë vendin e parë për fotografi, në mesin e 31 shteteve konkuruese në PreshevëPetrit Halilaj përballet me fëmijërinë në ekspozitë në LondërU dha premiera botërore e filmit “Martesa” në PÖFFPesë filma të Kosovës janë prezantuar para selektorëve të Berlinales