Na ndiqni në:

Kosovarja Zymryte Hoxhaj shpërblehet me medalje të artë shtetërore në Gjermani

Prishtinë, 26 nëntor 2015 - Dizajnerja kosovare Zymryte Hoxhaj, ka marrë medaljen e artë për videoanimacionin e saj me titull “Ëe are among you” (Ne jemi në mes jush). Këtë çmim ajo e mori nga një juri profesionale që ka ndarë çmimet për dizajnin më të mirë në nivel të landit Saarland të Gjermanisë. Me këtë rast në këtë garë janë ndarë tetë çmime të argjenda dhe shtatë të arta, ku për këto çmime kanë konkurruar 100 kompani me 170 produkte.

Çmimet i ka ndarë ministrja e ekonomisë e këtij landi, Anke Rehlingeri. Vepra e shpërblyer e dizejnatores Hoxhaj është krijuar në bashkëpunim me “Center of Equality and Liberty” (Qendra për Barazi dhe Liri) të Kosovës.

Zymryte Hoxhaj është dizajnere grafike dhe artiste e cila koncepton dizajnet për print, ëeb dhe aplikacione. Që nga viti 2010 ështe bashkëthemeluese e Studio Bureau Stabil.

Disa nga ekspozitat e saj më të rëndësishme janë: “Miss Marple” Video-Animation, Capsule Exhibition London — 2008, “Tanz, tanz, tanz”, LIFT-Installation based on Haruki Murakamis Book Dance ëith the sheepman, - 2010, “eye see you”, Light-Installation, Ilight-Festival, Singapur 2011, Sydney2013 Peer Gynt nga Kosova, Stage Design and Animation etj.


burimi: http://goo.gl/epHyQs
 

 Artisti Petrit Halilaj do të prezantojë veprat e tij në New YorkKosova ngrihet për nëntë pozita në ranglistën e FIFA-sPetrit Halilaj përballet me fëmijërinë në ekspozitë në Londër“Martesa” drejt Estonisë me ekip prej gjashtë vetash