Na ndiqni në:

Kosova e gatshme për investitorë të jashtëm

Prishtinë, 26 nëntor 2015 - Qeveria e Kosovës është e hapur të ndihmoj investitorët e jashtëm që dëshirojnë të shtrijnë kapitalin e tyre në vendin tonë. Kështu ka thënë shefi i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në Qeverinë e Kosovës Besian Mustafa. Ndërsa ka shtuar se “të gjithë pa dallime do të trajtohen në mënyrë të barabartë, duke i përfshirë edhe investitorët që në disa raste si aksionarë kanë edhe shtetin prej nga vijnë. Kjo nuk i pengon ligjvënësve e as ekzekutivit. Trajtimi i barabartë, është i garantuar me ligjin për investime të huaja”.

Mustafa, ka theksuar se Kosova ofron kushte të favorshme për investitorët e huaj. Ai ka numëruar si ofertë që u bëhet investitorëve të huaja janë fuqia punëtore e re dhe e motivuar, tregu i lirë dhe qasja pa tarifa doganore në tregun e Bashkimit Evropian, taksat ndër më të ulëta në Evropë si dhe procedurat e lehta të bërit biznes.

Ai gjithashtu ka përmendur edhe pakon e re fiskale që sipas tij do të ndikoj në nxitjen e investimeve të huaja në Kosovë. “Së fundmi edhe qasja në tregun evropian përmes nënshkrimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim e cila do ndikojë në krijimin e mundësive të reja si për bizneset kosovare po ashtu edhe për rritjen e prezencës së kompanive të huaja në Kosovë.

Bazuar në të dhënat e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), bilanci i investimeve të huaja deri në qershor të 2015-së ka arritur në 163.6 milionë euro, që paraqet një rritje të konsiderueshme krahasuar me vlerën prej 39.1 milionë euro sa ishte në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Sektorët që përfituan më shumë nga rritja e IHD-ve ishin sektori i patundshmërive, qiradhënies dhe aktiviteteve tjera biznesore, si dhe sektori i shërbimeve financiare.
 

Burimi: http://www.kosovapress.com/sq/ekonomi/kosova-e-gatshme-percfaredo-investitori-56947/
“Martesa” drejt Estonisë me ekip prej gjashtë vetashKosova ngrihet për nëntë pozita në ranglistën e FIFA-s Artisti Petrit Halilaj do të prezantojë veprat e tij në New YorkU dha premiera botërore e filmit “Martesa” në PÖFF