Na ndiqni në:

40 ndërmarrje nga Kosova do të marrin pjesë në forumin ekonomik gjermano-kosovar në Berlin

Prishtinë, 26 nëntor 2015 - Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) bënë të ditur, se 40 ndërmarrje nga Kosova kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Forumin ekonomik gjermano-kosovar që do të mbahet më 27 nëntor në Berlin të Gjermanisë.

Ky do të jetë një rast i mirë që në takimet B2B ndërmarrësit nga Kosova dhe Gjermania të bisedojnë konkretisht për mundësitë e bashkëpunimit. Ky forum është rast i shkëlqyeshëm dhe mundësi e mirë e avancimit të bashkëpunimit ekonomik në relacion Gjermani – Kosovë në përgjithësi dhe kompanive nga dy vendet në veçanti.

Forumi ekonomik gjermano-kosovar ka informuar më shumë se 4.500 ndërmarrje të ndryshme në Gjermani për këtë takim. Ndërmarrjet kosovare do t’i kenë në dispozicion 15 tenda për ekspozimin e produkteve të tyre.

Duke parë parasysh rëndësinë e zhvillimit ekonomik në Gjermani si fuqi botërore, partneriteti dhe bashkëpunimi ekonomik me institucione gjermane, e në veçanti me komunitetin e biznesit ka një rëndësi të veçantë.

Sektorët kryesor që do të promovohen në këtë forum janë ndërtimtaria, energjetika, minierat, por orientimi kryesor do të jetë edhe promovimi i produkteve bujqësore.

Burimi: http://www.kosovalive360.com/forumi-ekonomik-gjermano-kosovar-rast-i-mire-per-promovim-te-kompanive-vendore.html
 

“With a Cup of Sugar” nëpër SHBA me të vërtetën për KosovënOmar Zatriqi fiton çmimin si kompozitori më i mirë në Irlandën Veriore“The Times”: Elbenita Kajtazi, fëmija i luftës që këndoi për ta mposhtur frikën“Frankenshtain” rikthen Ilir Bokshin në Teatrin Kombëtar të Tiranës