Na ndiqni në:

Oda Ekonomike Amerikane edukon të rinjtë për ekonominë digjitale

Prishtinë, 26 nëntor 2015 - Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në kuadër të “Javës globale të ndërmarrësisë në Kosovë 2015” ka organizuar tryezën me tema si, ekonomia digjitale, përfitimet dhe implikimet për zhvillimin ekonomik, shoqërinë dhe sektorin privat.

Gjatë tryezës u tha që pavarësisht normës së lartë të penetrimit të internetit, që është më e lartë se në vendet e tjera të rajonit, statistikat tregojnë se interneti përdoret kryesisht nga përdoruesit e rrjeteve sociale dhe në këtë mënyrë vendi nuk arrin të kapitalizojë këtë shkallë të penetrimit të internetit për zhvillimin e ndërmarrësisë digjitale dhe rrjedhimisht për një zhvillim më të hovshëm ekonomik.

Mërgim Cahani, anëtar i Bordit të guvernatorëve të Odës Ekonomike Amerikane, foli për përvojën e tij në krijimin e një platforme kërkimore shqiptare në internet dhe për përfitimet që kjo u sjell përdoruesve kundrejt përdorimit të platformave të tjera kërkimore të cilat nuk përfshijnë kontekstet dhe karakteristikat vendore.

Ndërsa drejtori ekzekutiv i Qendrës së inovacionit të Kosovës, Uranik Begu, foli për potencialet e shumta që rinia kosovare ofron në fuqizimin e bazës së ndërmarrësisë digjitale dhe për kontributin që institucioni që ai drejton ka ofruar në mbështetjen e kompanive dhe ndërmarrësve të rinj në krijimin e produkteve dhe ofrimin e shërbimeve origjinale, një pjesë e të cilave kanë depërtuar suksesshëm edhe në tregjet botërore.

Kurse Gëzim Begolli, nga kompania “Httpool” foli për vetëdijen e madhe që kompanitë e sektorit privat kanë për përfitimet  që sjell lidhshmëria digjitale në operacionet në përgjithësi dhe marketingu digjital në veçanti, në lehtësimin e operacioneve afariste dhe promovimin e produkteve dhe shërbimeve të tyre kundrejt metodave tradicionale të marketingut.

Na anën tjetër, Kosova duhet të përgatitet që tani që të përfitojë nga këto zhvillime, duke pasur parasysh se anembanë globit deri në vitin 2025, teknologjia e bazuar në internet pritet të marrë përmasa të jashtëzakonshme dhe të kapë vlerën e 6.2 trilionë dollarëve amerikanë, derisa ndikimi i përgjithshëm ekonomik i internetit të gjërave do të jetë ndërmjet 4 dhe 11 trilionë dollarëve amerikanë.

Që kjo të ndodh, pjesëmarrësit e tryezës kërkuan nga institucionet përgjegjëse që sa më shpejtë të aprovojnë dhe fillojnë implementimin e Strategjisë së Zhvillimit të Teknologjisë së Informacionit.

 

“The Times”: Elbenita Kajtazi, fëmija i luftës që këndoi për ta mposhtur frikën“Frankenshtain” rikthen Ilir Bokshin në Teatrin Kombëtar të TiranësAktori shqiptar në një film me Sylvester Stallone e Michael B. JordanRockuzinë sjellë Metal United World Wide në Kosovë