Na ndiqni në:

Federata e Gjimnastikës e Kosovës pranohet në Unionit Europian të Gjimnastikës

Prishtinë, 25 nëntor 2015 - Federata e Gjimnastikës e Kosovës (FGJK) ka pranuar konfirmimin nga Unioni Europian i Gjimnastikës (UEG), se është pranuar në këtë organizatë me të drejta të plota.

Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Unionit Europian të Gjimnastikës (UEG), të mbajtur me 21–22 Nëntor 2015, në Bratisllavë të Sllovakisë, ku edhe është bërë pranimi i FGJK-ës si anëtare e Unionit Kontinental të UEG-ut.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i FGJK-së, Besim Halilaj, si dhe sekretari i përgjithshëm i kësaj Federate, Amir Tahiraga, të cilët nuk e fshehën gëzimin e tyre për këtë lajm të madh për këtë sport.

Burimi: http://bit.ly/1N5LGet
 

Pesë filma të Kosovës janë prezantuar para selektorëve të BerlinalesU dha premiera botërore e filmit “Martesa” në PÖFFKosova ngrihet për nëntë pozita në ranglistën e FIFA-s“T’padashtun” shtrin fushatën promovuese për “Oscar” deri në Egjipt