Na ndiqni në:

Festivali ndërkombëtar “50 Poems for snow” do të mbahet edhe në Prishtinë

Prishtinë, 24 nëntor 2015 - Festivali ndërkombëtar i poezisë “50 Poems for snow”, këtë vit për të parën herë do të organizohet edhe në Prishtinë.

50 Poems for Snow (50 poezi për borën) është festival ndërkombëtar që organizohet çdo vit në qiell të hapur në natën e borës së parë.

Ky festival do të organizohet në borën dhe errësirën e kopshtit të Soma Book Station në kryeqytet. Në edicionin e parë të këtij festivali, poezitë do të lexohen nga: Blerina Rogova Gaxha, Halil Matoshi dhe Ndriçim Ademaj.

Tre poetë lexojnë poezitë e tyre, krahas poezive nga një poet i huaj, të cilit i përkushtohet festivali. Këtë dimër, festivali i përkushtohet atij që njihet si poeti i zemrës, Mevlana Xhelaleddin Muhammed Rumi (1207-1273).

50 Poems for Snow u themelua në Zagreb në vitin 2012 bazuar në idenë e Sasa Šimpraga.

Burimi: http://rtv21.tv/web/?p=76449
 

Aktori shqiptar në një film me Sylvester Stallone e Michael B. JordanOmar Zatriqi fiton çmimin si kompozitori më i mirë në Irlandën Veriore“Frankenshtain” rikthen Ilir Bokshin në Teatrin Kombëtar të TiranësOborri fiton çmimin për videoklipin më të mirë në Venecia