Na ndiqni në:

Filmi kosovar “The Eaters” që trajton lakminë e njeriut vazhdon rrugëtimin në Portugali

Prishtinë, 24 nëntor 2015 - Filmi i metrazhit të shkurtër “The Eaters”, i regjisorit kosovar Besim Ugzmajli po vazhdon rrugëtimin në festivalet ndërkombëtare të filmit.

Regjisori i filmit ka konfirmuar se “The Eaters” do të jetë pjesëmarrës në “Caminhos Film Festival”, i cili mbahet në Portugali, në një nga kinematë më të rëndësishme të këtij vendi “Portougese Cinema - Coimbra”, që mbahet nga 27 nëntori deri më 5 dhjetor.

“Pjesëmarrja në këtë festival ka një rëndësi të veçantë, pasi filmat luhen në një nga kinematë më të mira në Portugali, kurse marrin pjesë edhe shumë regjisorë e studentë të rinj”, ka thënë Ugzmajli.

Deri më tani “The Eaters” ka qenë pjesë e 28 festivaleve të ndryshme, kurse Ugzmajli ka konfirmuar se sipas paraseleksionimeve, filmi do të jetë edhe në disa festivale të tjera.
 “The Eaters” është një dramë që trajton temën e lakmisë, pangopshmërinë e njeriut përballë gjithçkaje dhe pa kursyer.

burimi: http://koha.net/?id=4&l=85632
 

“Kosova është kudo” hapi festivalin e letërsisë në St.Gallen“With a Cup of Sugar” nëpër SHBA me të vërtetën për KosovënOmar Zatriqi fiton çmimin si kompozitori më i mirë në Irlandën Veriore“Frankenshtain” rikthen Ilir Bokshin në Teatrin Kombëtar të Tiranës