Na ndiqni në:

Filmi kosovarë “Agnus Dei”, filmi më i mirë i huaj në Beverly Hills

Prishtinë, 21 nëntor 2015 - Filmi kosovarë “Agnus Dei”, me skenar dhe regji të Agim Sopit, është shpallur si filmi më i mirë i huaj në festivalin dhjetëditorë IFF (Internacional Film Festival), i cili ka përfunduar mbrëmë në Beverly Hills të Kalifornisë - SHBA.

Filmi nga Kosova që trajton kompleksin e Edipit, i projektuar përbrenda një ngjarjeje të vërtetë, të ndodhur gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka triumfuar në mesin e më shumë se 3000 filmave konkurrues nga e gjithë bota.

Ky çmim konsiderohet si një paradhomë e sigurt e çmimit Oskar. Ka më shumë se 5.000 anëtarë kineastëve të zgjedhur nga e gjithë bota dhe mbështet e promovon krijimin e kinematografisë së pavarur.

Filmin nga Kosova “Agnus Dei”, në ditët e muajt në vijim e presin edhe shumë sfida dhe evenimente kinematografike në të gjithë globin.

Burimi:Koha.net

Rockuzinë sjellë Metal United World Wide në KosovëN-ja çon në Londër rrëfimin për NEWBORN-in“With a Cup of Sugar” nëpër SHBA me të vërtetën për KosovënKori i Filarmonisë së Kosovës me tri koncerte në Angli