Na ndiqni në:

Gjetje të reja të objekteve romake në Kosovë

Prishtinë, 19 nëntor 2015 - Objekti i periudhës romake në fshatin Rahovicë afër Ferizajt është zbuluar në tërësi. Pos kësaj, gjetje të reja kanë dalë edhe afër për kishës mesjetare. Arkeologët ranë në gjurmë të këtyre objekteve muajin e kaluar gjatë punimeve në trasenë e autostradës Prishtinë - Han i Elezit.

Mbetjet arkeologjike që kanë dalë në pah, pas heqjes së shtresës bujqësore të tokës nga kompania që është duke ndërtuar autostradën Prishtinë - Hani i Elezit, tashmë konsiderohen si punë e kryer.

Arkeologët kanë thënë se shpejt do të merret vendim nëse ky lokalitet do ta devijojë autostradën

Përmasat e objektit shumëdhomësh janë rritur, pasi kanë dalë edhe kuadrate të tjera. Nuk e dihet ende çfarë funksioni ka pasur, por nuk ka qenë objekt banimi pasi nuk ka dysheme sikurse dyshemetë e mirëfillta të periudhës romake,mund të ketë qenë punëtori ose depo ushqimi të kafshëve.

Objekti ka 26 metra gjatësi dhe 12 apo 13 sosh gjerësi. E sa u përket varreve afër kishës mesjetare që është nja 500 metra larg objektit shumëdhomësh, thuhet  se janë 11 sosh.
Arkeologu Premtim Alaj ka thënë se varret ndodhen në anën lindore të kishës. Sipas tij, ato janë në formë të një grope të thjeshtë. Aty janë gjetur vetëm skeletet, të gjitha varret kanë orientim lindje-perëndim me kokë nga perëndimi, varret nuk kanë inventar dhe struktura arkitektonike.

Arkeologët kishin rënë në gjurmë të objektit romak e të kishës muajin e kaluar. objekti fetar i kohës së mesjetës ishte ndërtuar me gurë, ku si material lidhës ishte përdorur llaçi gëlqeror.
Kisha ka orientim lindje-perëndim me dimensione 16 me 6 metra. Është kishë dydhomëshe, ku në përbërje të saj ka edhe absidën.

Ndërsa  për objektin e periudhës së antikitetit të vonë ku janë gjetur edhe monedha të shekullit III,  asnjëra nga dhomat nuk ka përmasa të njëjta.

Mendohet se i takon dy fazave të ndërtimit. Është e ndërtuar me gurë terreni me lidhje të maratimit të thatë.

Burimi: Koha Ditore

 

Kori i Filarmonisë së Kosovës me tri koncerte në Angli“Kosova është kudo” hapi festivalin e letërsisë në St.GallenN-ja çon në Londër rrëfimin për NEWBORN-inAktori shqiptar në një film me Sylvester Stallone e Michael B. Jordan