Na ndiqni në:

Kosova po merr pjesë në Kampionatin Botëror të Bowlingut

Prishtinë, 19 nëntor- Në garën nacionale të organizuar nga Federata e Kosovës dhe BoBowling Mirsad Sejdiun, i cili është fitues i kësaj gare po merr pjesë në Kampionatin Botëror të Bowlingut, i cili është duke u mbajtur në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë turnir prestigjioz që mbahet që nga viti 1965, ku marrin pjesë më shumë se 100 shtete, këtë vit edhe Kosova prezantohet me dhe kjo gjithmonë në mbështetje të Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit.

Kjo garë që mbahet çdo vit në shtete dhe kontinente të ndryshme, u jep mundësinë të rinjve tonë të shfaqin talentin e tyre dhe përmes Bowlingut të prezantojnë Kosovën dhe kulturën e saj.

Në vazhdën e ndërkombëtarizimit të sportit të Kosovës, edhe Federata e Bowlingut të Kosovës ka bërë punën e saj në aplikimin për t’u pranuar në Federatën Botërore.

Kosova është anëtarësuar këtë vit, javë më parë me të drejta të plota në Federatën Evropiane të Bowlingut 'ETBF', dhe që nga viti i ardhshëm do të jetë pjesë e garave të saj. 

Aktori shqiptar në një film me Sylvester Stallone e Michael B. JordanKori i Filarmonisë së Kosovës me tri koncerte në AngliN-ja çon në Londër rrëfimin për NEWBORN-in“Kosova është kudo” hapi festivalin e letërsisë në St.Gallen