Na ndiqni në:

Mbreti i Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein viziton Kosovën

Prishtinë, 17 Nëntor 2015 –Mbreti i Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Abdullah II Ibn Al Hussein i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë është pritur me nderime të larta shtetërore në sheshin “Ibrahim Rugova” nga ana e presidents së Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga nën përcjelljen e Gardës ceremoniale të FSK-së.

Prishtinë, 17 Nëntor 2015 – Mbreti i Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Abdullah II Ibn Al Hussein i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë është pritur me nderime të larta shtetërore në sheshin “Ibrahim Rugova” nga ana e presidents së Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga nën përcjelljen e Gardës ceremoniale të FSK-së.

Pas kësaj ceremonie, e para e shtetit të Kosovës dhe mbreti Abdullah, zhvilluan një takim ku më pas u deklaruan para medieve.

Mbreti, Abdullah II bin Al-Hussein gjatë konferencës për media ka thënë se është i lumtur me përparimin që ka bërë Kosova që nga paslufta.

 “Është kënqësi të jem përsëri këtu dhe të shoh ndryshimet që janë bërë në Kosovë, Kosova reflekton vlerat më të mira, vlera të cilat duhet t’i reflektojmë të gjithë” ka thënë Mbreti, Abdullah II.

“Ne e shohim vendin tuaj si një partner shumë të madh dhe do e vazhdojmë dhe thellojmë bashkëpunimin me ju dhe të ofrojmë popujt tonë”, tha ai.

Ndërsa Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga duke falenderuar mbretin ka thënë se Kosova mundohet të promovojë vlerat e paqes. 

Aktori shqiptar në një film me Sylvester Stallone e Michael B. JordanOmar Zatriqi fiton çmimin si kompozitori më i mirë në Irlandën VerioreRockuzinë sjellë Metal United World Wide në KosovëBlick promovon bukuritë e Kosovës, publikon pamje fantastike nga maja e Gjeravicës