Na ndiqni në:

Kosova fiton ndaj Guinenesë Ekuatoriale

Prishtinë 10 Tetor 2015 - Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka fituar në miqësoren e zhvilluar kundër Guinesë Ekuatoriale. Përfaqësuesja e Kosovës fitoi 2:0, me golat e shënuara nga Mërgim Brahimit. Loja u zhvillua në stadiumin e kryeqytetit në Prishtinë.

Kosova e filloi takimin për mrekulli, duke kaluar në epërsi qysh në minutën e dytë përmes Mërgim Brahimit, i cili plasoi një goditje të mirë brenda zonës së kundërshtarit. Ky njëherësh ishte goli më i shpejtë në histori të Përfaqësueses së Kosovës.

Në anën tjetër, mysafirët shfaqën lojë të zbehtë dhe nuk i ngjanin një kundërshtari të fortë, edhe pse janë gjysmëfinalistë të Kupës së Afrikës.

Kjo ishte miqësorja e pestë e Kosovës, pas atyre ndaj Haitit, Turqisë, Senegalit dhe Omanit. Këto ndeshje miqësore janë shumë të rëndësishme në procesin e anëtarësimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA.

Rockuzinë sjellë Metal United World Wide në Kosovë“Frankenshtain” rikthen Ilir Bokshin në Teatrin Kombëtar të TiranësKori i Filarmonisë së Kosovës me tri koncerte në AngliBlick promovon bukuritë e Kosovës, publikon pamje fantastike nga maja e Gjeravicës