Na ndiqni në:

Shkolla që do ta ndërtojë Rita në Kosovë, do të mbajë emrin ‘Rita Ora’

Prishtinë, 30 shtator – Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Rita Ora do të hapë një shkollë të arteve skenike në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.

24 vjeçarja nga Kosova do të hap shkollën e saj në Prishtinë- në vendin që ajo u detyrua ta lëshonte për shkak të luftës.

Rita dhe familja e saj u larguan nga Kosova gjatë fëmijërisë së saj dhe tani dëshiron që të ndërtojë një shkollë për fëmijët kosovarë.

“Rita asnjëherë nuk do t’i harrojë rrënjët e saja dhe ndërtimi i shkollës është një plan i qëlluar”, tha një burim për the Sun. I njëjti burim bëri të ditur se emri i shkollës do të mbajë emrin e saj në nderim për të. Po ashtu Rita shpreson që do t’i inspirojë studentët që të kenë shpresë për të ardhmen. 

Burimi: http://bit.ly/1NZeeup

“Frankenshtain” rikthen Ilir Bokshin në Teatrin Kombëtar të TiranësN-ja çon në Londër rrëfimin për NEWBORN-in“With a Cup of Sugar” nëpër SHBA me të vërtetën për Kosovën“Kosova është kudo” hapi festivalin e letërsisë në St.Gallen