Na ndiqni në:

Kosova nominon filmin “Babai” për Oscar

Prishtinë, 28 shtator- Kosova ka nominuar filmin ‘Babai’ të regjisorit Visar Morina për kategorinë Filmi më i mirë i huaj. Kjo është hera e dytë që shteti i Kosovës propozon një film në Academy Awards pasi e fitoi këtë të drejtë vitin e kaluar.

Deri më tani ky film ka rrëmbyer  6 çmime. Në festivalin e madh Filmfest Munchen filmi ‘’Babai’ fitoi 4 çmime ndërsa 2 çmime  në edicionin e 50-të të Festivalit ndërkombëtar të filmit Karlovy Vary  në njërin ndër festivalet më të vjetra dhe më të mëdha në botë,

Filmi “Babai” shtjellon rrëfimin e Norit (Val Maloku) një fëmijë, i cili shet cigare në rrugë bashkë me të atin Gëzimin (Astrit Kabashi) në Kosovën e viteve të nëntëdhjeta ku babai dëshiron të gjejë një mënyrë për të emigruar në Gjermani e i biri bën çdo gjë për të qenë me të.

Të zënë në mes të dëshirës për të qenë së bashku dhe nevojës për t’u ballafaquar me realitetin e vështirë, marrëdhënia  babë-bir zhvillohet deri në pikën ku asgjë mes tyre nuk është më ashtu si ka qenë.

“Babai” është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe nga fondacionet gjermane të filmit si Film und Medien Stiftung NRW, Fondacioni FFA, Fondacioni Nordmedia, etj dhe është filmi më i shtrenjtë që është realizuar kohëve të fundit në Kosovë.

Në film luajnë: Astrit Kabashi, Enver Petrovci, Adriana Matoshi, Aurita Agushi, Armend Ismajli, Alban Ukaj, Xhevdet Jashari etj. si dhe Val Maloku i cili paraqitet për herë të parë në film. Ky është filmi më i shtrenjtë që është realizuar kohëve të fundit në Kosovë.

Burimi: hollywoodreporter.

Vepra e artistit Driton Selmani “mbron” vizitorët e festivalit në Amsterdam“T’padashtun” shtrin fushatën promovuese për “Oscar” deri në Egjipt Artisti Petrit Halilaj do të prezantojë veprat e tij në New YorkKosova zë vendin e parë për fotografi, në mesin e 31 shteteve konkuruese në Preshevë