Na ndiqni në:

Rita Ora planifikon të ndërtojë një shkollë të arteve skenike në Kosovë

Londër, 22 shtator - Këngëtarja me famë botërore Rita Ora në një intervistë për GlamourMagazine ka bërë të ditur se ka në plan për të ndërtuar një shkollë arti në Kosovë.

Ora në partneritet me UNICEF’in ka një plan afatgjatë për të ndërtuar një shkollë për artet skenike në Kosovë.

Këngëtarja është një aktiviste dhe përkrahëse e shkollës në Londër “East London Arts &Music”,

“Është shumë emocionuese për mua kur shikoj fëmijët duke përformuar në atë shkollë”, thotë Ora, e cila e la shkollën në moshën 16 vjeçare për të vazhduar karrierën si këngëtare.

“Është kaq frymëzuese dhe kjo është arsyeja pse unë bëj kaq shfaqje televizive”.

Shkolla Skenike ka të bëjë me format e artit në të cilën artistët përdorin zërin e tyre apo edhe lëvizjet e trupit që përfshijnë vallëzimin, muzikë, opera, teatër, pantomimë, teatrin e kukullave, recitim.

Burimi: http://goo.gl/zJVgX5

Petrit Halilaj përballet me fëmijërinë në ekspozitë në LondërPesë filma të Kosovës janë prezantuar para selektorëve të Berlinales“Martesa” drejt Estonisë me ekip prej gjashtë vetashKosova ngrihet për nëntë pozita në ranglistën e FIFA-s