Na ndiqni në:

Artisti kosovar pjesëmarrës në Vienna Contemporary

Vjenë, 21shtator – Historia për emrat e qyteteve të Shqipërisë, që i bartin vajzat dhe djemtë nga Kosova, do të shpaloset në Vjenë të Austrisë. Artisti kosovarë, Alban Muja në këtë ekspozitë do të jetë krahas artistes Jasmina Cibic dhe Matej Andraž Vogrinčič.

Nëpërmjet këtij projekti të vitit 2013, me titull “My name their city” dhe atij “Ëindoë Seat” të vitit 2007, artisti kosovar, Alban Muja, do të prezantohet në panairin e artit bashkëkohor “Vienacontemporary”.  Krejt kjo do të zhvillohet krahas prezantimit të projektit “Brotherhood” në panairin tjetër të artit, po ashtu në kryeqytetin austriak, “Parallel Vienna”

“Zakonisht ftohen galeritë që organizatorët mendojnë se janë të rëndësishme dhe pastaj galeritë i ftojnë artistët me të cilët bashkëpunojnë”, ka thënë artisti Alban Muja, i cili bashkë me Matej Andrazh Vogrinçiç dhe Jasmina Cibiq është ftuar nga galeria “Škuc” e Lubjanës në Slloveni.

“Galeria ‘Škuc’ më ka ftuar edhe mua në mesin e tre artistëve që të prezantohem në këtë panair, që ka edhe anën komerciale, ku vijnë edhe koleksionistë dhe blejnë punime”, ka thënë Muja, i cili kohëve të fundit ka qenë goxha aktiv me projektet e tij si në Kosovë dhe jashtë saj. 

U dha premiera botërore e filmit “Martesa” në PÖFFElbenita Kajtazi-Halimi impresionon kritikën gjermane me rolin e Gretelës“Martesa” drejt Estonisë me ekip prej gjashtë vetash“T’padashtun” shtrin fushatën promovuese për “Oscar” deri në Egjipt