Na ndiqni në:

Arkeologët në Kosovë kanë gjetur rezidencë perandorake

Prishtinë, 19 shtator – Arkeologët kosovarë kanë zbuluar një objekt me perimetër shumë të madh gjatë gërmimeve arkeologjike në Dresnik të Klinës. Gërmadhat e zbuluara deri tash japin indikacione që monumenti daton qysh në shekujt IV-V dhe cilësohet të jetë tejet i veçantë jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë.

Sipas të dhënave preliminare, arkeologët mendojnë se bëhet fjalë edhe për ndonjë rezidencë perandorake të antikitetit. Gërmimet e sivjetme kanë plotësuar të dhënat për municipumin apo qytetin e dikurshëm në afërsi të Klinës.

Arkeologu Masar Valla, që bashkë me kolegun Elvis Shala u prijnë gërmimeve në Dresnik, ka thënë se kanë hasur edhe në sipërfaqe të re të mozaikut në absidën afër sallës qendrore, ku në vitin 2013 doli në pah mozaiku shumëngjyrësh.

“Nuk është gërmuar i tëri. Kemi nxjerrë në pah vetëm një pjesë. Objekti është i shekullit IV-V. Është diku 100 metra larg nga objekti me mozaik. Gjithsesi bëhet fjalë për pjesë të banuar të qytetit”, ka thënë Valla. Arkeologu Elvis Shala ka thënë se në bazë të të dhënave të para arkeologjike nuk duhet përjashtuar mundësia që tashmë janë gjetur pjesë të një objekti rezidencial.

Burimi: https://koha.net/?id=4&l=74208

Dua Lipa, mysafire e shfaqjes së njohur amerikane Saturday Night Live Pesë filma të Kosovës janë prezantuar para selektorëve të BerlinalesKosova zë vendin e parë për fotografi, në mesin e 31 shteteve konkuruese në Preshevë Artisti Petrit Halilaj do të prezantojë veprat e tij në New York