Na ndiqni në:

Rajoni i Llapit eksporton 80 tonë mjedra në Evropë

Prishtinë- 18 shtator - Rajoni i Llapit këtë vit është shquar për prodhimin e mjedrave, dhe vetëm këto javë nga Kosova për në Evropë u eksportuan 80 ton mjedra (4 maune) e kjo është arritur falë punimit të tokave. Shumë familje në rajonin Llapit kanë arritur të përfitojnë financiarisht falë punës së tyre dhe kultivimit të mjedrave me këtë rast prodhimtaria e madhe e tyre ka ndikuar që edhe eksporti të rritet.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka bërë të ditur se këto javë nga Kosova për në Evropë u eksportuan edhe 80 ton mjedra (4 maune).MBPZHR-ja ka theksuar se janë të

lumtur që ky sektor po zhvillohet se kjo ministri çdo vit ka ndarë miliona për pemët manore. Ministria e Bujqësisë është zotuar se vitin e ardhshëm ky sektor do të ketë rritje të dukshme të përkrahjes me grante dhe subvencione.

Burimi: www.indeksonline.net

“T’padashtun” shtrin fushatën promovuese për “Oscar” deri në EgjiptPetrit Halilaj përballet me fëmijërinë në ekspozitë në LondërU dha premiera botërore e filmit “Martesa” në PÖFF“Martesa” drejt Estonisë me ekip prej gjashtë vetash