Na ndiqni në:

100 fotografitë me të mira nga Gara e Fotografisë #Tokajone

Prishtinë, 18 shtator – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka përmbyllur garën për fotografitë me të mira me motive nga bujqësia. Me këtë rast, Ministria e Bujqësisë e Kosovës ka prezantuar 100 fotografitë më të mira të përzgjedhura nga kjo garë.

Kjo garë është bërë me qëllim të promovimit të prodhimtarisë bujqësore në Kosovë, promovimit të produkteve vendore, promovimit të fermerëve dhe fermave kosovare, si dhe nxitjes së më shumë qytetarëve që të punojnë tokën, duke nxitur kështu zhvillimin rural, që ndikon në rritjen e ekonomisë dhe në hapjen e vendeve të reja të punës.

Kjo garë ka qenë e hapur për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe shtetasit e huaj që jetojnë përkohësisht në Kosovë.

N-ja çon në Londër rrëfimin për NEWBORN-inBlick promovon bukuritë e Kosovës, publikon pamje fantastike nga maja e GjeravicësAktori shqiptar në një film me Sylvester Stallone e Michael B. Jordan“With a Cup of Sugar” nëpër SHBA me të vërtetën për Kosovën