Na ndiqni në:

Tour de Culture sivjet në Mitrovicë

Prishtinë 18 shtator- Tour de Culture është i vetmi aktivitet kulturor çiklistik jo-garues dhe rekreativ në Kosovë i cili këtë vit do të mbahet në regjionin e Mitrovicës më 19 shtator, dhe do të përfshijë vizita në lokalitete të ndryshme të këtij regjioni. Misioni i këtij organizimi është që çdo vit të zbulojmë një pjesë të Kosovës, kryesisht përmes monumenteve kulturore.

Menaxheri i këtij programi, Enes Toska, ka thënë  se gjatë këtij viti do të vizitojnë disa nga lokalitetet e trashëgimisë kulturore dhe industriale më të spikatura të regjionit të Mitrovicës sikurse që janë: Kulla e Isa Boletinit, Manastiri i Sokolices, Hamami i Mitrovicës, Muzeu shtetëror i kristaleve dhe mineraleve në Trepçë, vendbanimi i vjetër minerar i Stan Tërgut, Kisha katolike Shën Pjetri e të tjerë.

Sipas tij, në finish të turit në Stantërg, do të ketë një ekspozitë për trashëgiminë kulturore dhe industriale të këtij vendbanimi.

Kjo ngjarje, që organizohet për herë të tetë me radhë dhe tenton të zbulojë çdo vit një cep të Kosovës, duke u shndërruar kështu në një aktivitet tradicional për shoqërinë kosovare.

Burimi: http://kultplus.com/?id=7&l=10366

Kosova zë vendin e parë për fotografi, në mesin e 31 shteteve konkuruese në Preshevë Artisti Petrit Halilaj do të prezantojë veprat e tij në New York“Martesa” drejt Estonisë me ekip prej gjashtë vetashKosova ngrihet për nëntë pozita në ranglistën e FIFA-s