Na ndiqni në:

Rita Ora nxjerr një këngë me titull "Kosovo"

Londër, 18 shtator - Këngëtarja shqiptare me origjinë nga Kosova, Rita Ora në një intervistë dhënë për” DePaulia” ka thënë që është në përgatitje të albumit të saj të ri, i cili do të përmbajë një këngë të veçantë kushtuar Kosovës.

Në pyetjen drejtuar Rita Orës se cilat do të jenë dallimet e albumit tuaj të ardhshëm nga ai i kaluari Rita është përgjigjur:  “Unë kam një këngë shumë personale që do të quhet “Kosova”, në të cilën do të flitet për jetën time dhe gjërat të jetës time, që unë nuk i kam adresuar në media, e që mund ti adresojë përmes emocioneve të muzikës”, ka thënë Ora.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare vazhdimisht është shprehur krenare për origjinën dhe vendin e saj të lindjes. Ajo në Kosovë, vite me parë, ka realizuar edhe klipin e njërës prej këngëve të saj hite, "Shine ya Light". 

Burimi: http://depauliaonline.com/artslife/2015/09/16/interview-rita-ora/

Omar Zatriqi fiton çmimin si kompozitori më i mirë në Irlandën VerioreBlick promovon bukuritë e Kosovës, publikon pamje fantastike nga maja e GjeravicësOborri fiton çmimin për videoklipin më të mirë në VeneciaN-ja çon në Londër rrëfimin për NEWBORN-in