Na ndiqni në:

UEFA shqyrton aplikacionin e Kosovës për pranim

Prishtinë, 16 shtator – Sekretari i përgjithshëm i Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA), Gianni Infantino, ka thënë për mediet ndërkombëtare, se Komiteti Ekzekutiv i Konfederatës Evropiane të Futbollit (UEFA), do ta ketë në rend të ditës kërkesën e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) për pranim më të drejta të plota.

Sipas   ‘Associated Press’’ anëtarësimi i plotë mund të ndodh në kongresin vjetor të UEFA-s, i cili mblidhet në muajin mars në Budapest të Hungarisë.

"Ne jemi duke pritur në muajin mars që të jemi anëtarë me të drejta të plota në UEFA dhe FIFA dhe pastaj të mund të luajm në kualifikime për 2018", tha sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, për Associated Press.

Me mbështetjen e përshpejtuar nga FIFA, Kosova mund të fillojë kualifikimet për Kupën e Botës  në shtatorin e ardhshëm.

Burim: http://bit.ly/1KlcR4z

“T’padashtun” shtrin fushatën promovuese për “Oscar” deri në EgjiptPetrit Halilaj përballet me fëmijërinë në ekspozitë në LondërVepra e artistit Driton Selmani “mbron” vizitorët e festivalit në AmsterdamPesë filma të Kosovës janë prezantuar para selektorëve të Berlinales