Viza për shtetasit e huaj

Nga 01 Korrik 2013 Republika e Kosovës do të fillojë të zbatojë regjimin e vizave për shtetasit e këtyre shteteve.

1.    Afganistani
2.    Algjeria
3.    Angola
4.    Armenia
5.    Azerbajxhani
6.    Bangladeshi
7.    Benini
8.    Bjellorusia
9.    Bolivia
10.    Bregu i Fildishtë
11.    Burkina Faso
12.    Burundi
13.    Butani
14.    Çadi
15.    Egjipti
16.    Ekuador
17.    Eritrea
18.    Etiopia
19.    Filipine
20.    Gaboni
21.    Gambia
22.    Gana
23.    Gjeorgjia, Republika e
24.    Guinea
25.    Guinea Bisau
26.    Guinea Ekuatoriale
27.    Haiti
28.    India
29.    Indonezia
30.    Iraku
31.    Irani
32.    Jemeni
33.    Kamboxhia
34.    Kameruni
35.    Kazakistani
36.    Kenia
37.    Kepi i Gjelbër
38.    Kina
39.    Kirgistani
40.    Kuba
41.    Laosi, Republika Popullore Demokratike e
42.    Libani
43.    Liberia
44.    Libia
45.    Madagaskari
46.    Mali
47.    Maroku
48.    Mauritania
49.    Mianmari
50.    Moldavia
51.    Mongolia
52.    Mozambiku
53.    Nepali
54.    Nigeri
55.    Nigeria
56.    Pakistani
57.    Peru
58.    Republika Demokratike e Kongos
59.    Republika Dominikane
60.    Republika e Afrikës Qendrore
61.    Republika e Kongos
62.    Republika Popullore Demokratike e Koresë
63.    Ruanda
64.    Rusia
65.    Senegali
66.    Shri Lanka
67.    Sierra Leone
68.    Siria
69.    Somalia
70.    Sudani
71.    Sudani i jugut
72.    Surinami
73.    Tajlanda
74.    Tanzania
75.    Taxhikistani
76.    Togo
77.    Tunizia
78.    Turkmenistani
79.    Uganda
80.    Ukraina
81.    Unioni i Komoreve
82.    Uzbekistani
83.    Vietnami
84.    Xhamajka
85.    Xhibuti
86.    Zambia
87.    Zimbabve


Deri në fillimin e aplikimit të regjimit të vizave, shtetasve të huaj ndaj të cilëve aplikohet regjimi i vizave do t’ju kërkohet leja e hyrjes për në Republikën e Kosovës.

Leja e hyrjes merret në Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migracion pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës duke paraqitur të paktën 10 ditë para ditës planifikuar për hyrje në Kosovë dokumentet si në vijim:

-    Kopje të dokumentit të vlefshëm të udhëtimit,
-    Dëshmi lidhur me mbulimin e shpenzimeve të jetesës për periudhën e qëndrimit
-    Kopje të biletës kthyese (për qëndrime të shkurtra)
-    Rezervim i hotelit,
-    Arsyet e vizitës në Kosovë. (Varësisht nga arsyet e vizitës në Kosovë kërkohen dhe dokumentet e tjera plotësuese.)

Në rastet kur shtetasit e Kosovës ftojnë shtetas të huaj për vizitë private në Kosovë, atëherë shtetasi kosovar duhet që 10 ditë para se të arrijë i ftuari i tij të paraqesë në Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migracion të MPB  një letër garantuese e cila duhet të jetë e vulosur nga Gjykata Komunale Kompetente.

Në raste të vizitave biznesore personi garantues duhet të paraqesë në MPB dokumentacionin përkatës lidhur me biznesin që shtetasi i huaj do të zhvillojë në Kosovë dhe, kur kjo është e nevojshme dhe kopjen e certifikatës së biznesit e kompanisë vendase që dërgon ftesën.

Shtetasi i huaj ka të drejtë qëndrimi në Kosovë vetëm 90 ditë. Pas 90 ditësh duhet të lajmërohet në Drejtorinë për të Huaj në Policinë e Kosovës, në të kundërt, qëndrimi i tij do të trajtohet si qëndrim i jashtëligjshëm.

Shtetasit e huaj ndaj të cilëve aplikohet regjimi i vizave, por që janë bartës të një vize të vlefshme shumë-hyrëse Schengen mund të hyjnë në Republikën e Kosovës dhe të qëndrojnë deri në 15 ditë pa pasur nevojë të pajisën më vizë të Kosovës.

Nga 08 Maj 2013, shtetasit e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian përveç se me një dokument të vlefshëm udhëtimi mund të hyjnë, kalojnë transit, qëndrojnë për 90 ditë dhe largohen nga Republika e Kosovës edhe përmes një letërnjoftimi të vlefshëm.

VËREJTJE:


Policia kufitare ka përgjegjësi ta kthejë shtetasin në rast dyshimi të arsyeshëm lidhur me dokumentacionin ose arsyet e hyrjes në Kosovë.

Stay Connected with MFA

Ministri Hoxhaj merr përkrahjen e SHBA-ve për Kosovën

18.06.2013

Shkup, 18 qershor 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë pjesëmarrjes në takimin ministror të Kartës SHBA-Adriatik (A5) në Shkup, ka zhvilluar një takim të veçantë me...më shumë

Kosova thellon bashkëpunimin me shtetet e rajonit

18.06.2013

Shkup, 18 qershor 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë pjesëmarrjes në takimin ministror të Kartës SHBA-Adriatik (A5) në Shkup, ka zhvilluar takime të ndara me ministrin e Punëve të...më shumë