Na ndiqni në:

Zonat Ekonomike

Kosova është njëra ndër vendet të cilat vërtet kanë nevojë më tepër për komponentë të cilat do të ndihmonin në krijimin e hapësirave te reja të punë.  Zonat Ekonomike në Kosovë veprojnë sipas Ligjit të Zonave ekonomike 04/L-159, ku përkufizimi i “Zonë ekonomike” nënkupton një zonë gjeografike në kuadër të territorit shtetëror, që ka një status të veçantë ekonomik, e krijuar për qëllime të promovimit, zhvillimit të bizneseve. Nisma e parë e krijimit të një zona ekonomike ishte në vitin 2005, me  krijimin e Parkut të Biznesit Drenas. Ndërsa ligji i parë i zonave ekonomike Ligji - nr. 03/L- 129 u miratua në vitin 2009 si legjislacioni i parë mbi zonat ekonomike në Kosovë, pastaj i rregulluar dhe me akte nen ligjore, ky ligj u shfuqizua me nxjerrjen e ligjit të ri ligji nr.-04/L-159 në 2013.

Zonat ekonomike të cilat veprojnë në mënyre legale të themeluara në bazë të legjislacionit në Kosove janë 3 prej tyre si:

1. Parku i biznesit, Drenas;

2. Parku i biznesit, Mitrovicë;

3. Parku teknologjik, Skenderaj.

Ndërsa, si iniciativa tjera të zonave ekonomike në Kosovë janë:

  • Zona Industriale në Suharekë;
  • Parku industriale holandez (Zinkunie) - Prizren
  • Parku i biznesit – Vushtrri
  • Parku teknologjik – Shtime
  • Zona ekonomike – Gjilan / Kamenicë,
  • Zona ekonomike – Ferizaj,


Zonat ekonomike (Parqet e Biznesit) në Kosovë dhe Iniciativat

Parku i Biznesit - Drenas

Parku i Biznesit në Drenas (PBD)- gjendet në fsha­tin Korreticë e Epërme të Drenasit dhe shtrihet në km e 22-të përgjatë magjistrales Prishtinë – Pejë dhe përfshin një sipërfaqe prej 24 ha. Ky park ka  sipërfaqe e tokës e ndarë nga Komuna e Drenasit dhe e financuar nga Buxheti i Kosovës, respektivisht nga MTI. Është shpallur me vendim të Qeverisë dhe është funksional.

Parku i Biznesit - Mitrovicë

Ky Park Biznesi shtrihet në pjesën veri-lindore të qytetit të Mitrovicës, 500m nga stacioni hekurudhor dhe 1km nga magjistralja që lidh Kosovën me Serbinë dhe përfshin një sipërfaqe prej 3.5. Parku i Biznesit në Mitrovicë është shpallur Zonë Ekonomike konform legjislacionit në fuqi për Zonat Ekonomike,  me vendim nga Qeveria dhe është funksional.

Parku Teknologjik - Skenderaj

Parkut Teknologjik në Skenderaj gjendet në Zonën kadastrale në Klinë e Poshtme. Ka një sipërfaqe totale prej afro 19.63 ha, e cila në bazë të projektit është i ndarë në 33 parcela te cilat janë të destinuara për ushtrimin e veprimtarive industriale. Është shpallur me vendim të Qeverisë, mirëpo nuk është funskional, sepse nuk kanë mundur që të investojnë. Është shpallur me vendim të Qeverisë, mirëpo nuk është funskional, sepse nuk kanë mundur që të investojnë.

Burimi: