Na ndiqni në:

Ndërtimtaria

Gjatë viteve të fundit industria e ndërtimit u shndërruar nënjë nga sektorët më të rëndësishëm që kontribuon në rritjen ekonomike të Kosovës.

Gjatë viteve të fundit industria e ndërtimit u shndërruar nënjë nga sektorët më të rëndësishëm që kontribuon në rritjen ekonomike të Kosovës. E financuar kryesisht përmes ndihmës së huaj, sektori i ndërtimit në Kosovë deri tani ka shfrytëzuar disa qindra miliona euro që janë përdorur kryesisht për ndërtimin e shtëpive të reja, ose për rehabilitimin dhe zhvillimin e infrastrukturës rrugore.

Një faktor tjetër i cili është duke ndihmuar për të nxitur zhvillimin e këtij sektori është kërkesa për rrugë dhe ndërtimi i autostradës. Qeveria e Kosovës i ka vënë vetes një objektiv për të lidhur vendin në tre drejtime kryesore me korridoret rrugore më të rëndësishme ndërkombëtare në Maqedoni, Shqipëri dhe Serbi.

Industria e ndërtimit mbetet një sektor me një potencial shumë premtues ekonomik për Kosovën.

Sipas vlerësimeve, në pesë vitet e ardhshme Kosova do të ketë nevojë për 60.000 apartamente të reja, duke përfshirë infrastrukturën shoqëruese, siç janë rrugët, kopshtet, shkollat, objektet e rekreacionit, restorante etj.

Ndërtimi i një autostrade, e cila do të lidhë pjesët veriore dhe qendrore të Kosovës me Shkupin, është një objektiv afatmesëm i Qeverisë.

Një projekt shumë më i rëndësishëm përfaqëson ndërtimin e një autostrade në aksin Merdare-Kukës-Durrës, i cili do të lidhë Kosovën me portin detar të Durrësit, në Shqipëri. Kjo autostradë do të bëhet një pjesë e Korridorit Trans Evropian X që do të lidhë Detin Adriatik me Evropën Perëndimore. Puna për ndërtimin e kësaj autostrade ka filluar në maj të vitit 2010. Në nëntor 2011 janë hapur për trafik 38 km të para të autostradës.

Burimi: