Na ndiqni në:

Gurët Dekorativ

Disponueshmëria e njërit nga gurët më të bukur dekorativ në botë është një nga sekretet e fshehura të Kosovës.

Disponueshmëria e gurit të bukur dekorativ

Disponueshmëria e njërit nga gurët më të bukur dekorativ në botë është një nga sekretet e fshehura të Kosovës. Ekspertët janë të habitur me faktin se Kosova ka një gurë natyror të tillë të larmishëm, tërheqës, të gjallë dhe të përshtatshëm dhe se ende mund të mbetet një burim relativisht i panjohur. Gjeologjia e Kosovës është e pasur dhe e shumëllojshme dhe evoluimi i saj me kalimin e kohës ka qenë i ndikuar nga vendndodhja e saj në një zonë aktive tektonike.

Ky aktivitet tektonik ka parë krijimin dhe mbylljen pasuese të një pellgu oqeanik që çoi në zhvillimin e një shumëllojshmërie të depozitave minerale ekonomikisht të shfrytëzueshme. Kosova ka rezerva të konsiderueshme të oniksit, mermerit të kuq, mermerit bardhë e gri, mermerit gri e zi, mermerit të zi me vija të bardha, Breccia, granit gri, gneiss, andesite, magnezit, serpentite, quartzite, trakit  dhe porfir.

Kosova ka të paktën 24 vende të identifikuara gurore me një përzgjedhje të gjerë të gurëve dekorativë me shumë ngjyra individuale dhe me kombinime të shumta të ngjyrave dhe modeleve. Këto kanë qenë gjerësisht të njohura për pamjen e tyre unike dhe atraktivitetin dhe janë përdorur për të dekoruar ndërtesa të rëndësisësë madhe në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë. Disa prej këtyre vendeve gurore kanë infrastrukturën ekzistuese të zhvillimit dhe për këtë arsye përbëjnë një pikë të lehtë për të filluar. Informacione të gjera për këto vende gurore janë në dispozicion, për investitorët potencialë.

Mundësi të mira investimi në gur dekorativ

Një nivel shumë i ulët i informimit ndërkombëtar përkëtëresurs në Kosovë deri më tani ka parandaluar investimet e huaja në këtë sektor. Si pasojë, sektori i gurit dekorativ në Kosovë ka potencial të konsiderueshëm të pashfrytëzuar. Si një shembull, Kosova ka rezerva të mëdha të mermerit Breccia. Tradicionalisht, ky mermer pothuajse ekskluzivisht furnizohej nga Italia, por tanimë nuk është në dispozicion për shkak të shterjes së minierave të saj me mermer Breccia. Asnjë material i ngjashëm nuk ekziston  tani në dispozicion në tregjet botërore, përveç këtij i cili është nëdispozicion nëKosovë. Prandaj, kjo është një mundësi esubstanciale  dhe e menjëhershme investimi për investitorët potencialë për të zhvilluar eksportet e mermerit Breccia me çmime premium tradicionalisht të paguara nga tregjet botërore për mermerinBreccia të cilësisë shumë të lartë.

Si një burim natyror pak i shfrytëzuar dhe deri tani pak i reklamuar, ky sektor i ofron investitorit investim fitimprurës potencial të konsiderueshëm. Guri dekorativ është lehtë i arritshëm në Kosovë, sepse shumë prej minierave janë tëpërqendruara brenda gjeografisë relativisht kompakte të Kosovës. Kërkesa ndërkombëtare për pllaka të gurëve dekorative në madhësi standarde paraqet një mundësi të shkëlqyer për investitorët në Kosovë për prodhimin e këtyre produkteve nga burimet vendore të cilësisë së lartë të gurit.

Procedura të thjeshta licencimi për eksploatim dhe Mihje

Për të inkurajuar më shumë investime, procedurat e licencimit në Kosovë janë transformuar për tu bërë të thjeshta, transparente, të shpejta si dhe të lira - Pagesat e tantiemave  janë zvogëluar në një shumë të ulët prej 0,50€ për ton për mermerin , granitindhe granitin apo pllakat e nxjerrura. Këto procedura  administrohen  nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), me një qëndrim lehtësues pro-aktiv, për investitorët potencialë.

KPMM-ja inkurajon aplikacione të eksplorimit dhe ofron këshilla mbi kërkesat e aplikimit që  konsiderohen në përgjithësi si relativisht të thjeshta dhe transparente. Licencat e eksplorimit jepen normalisht brenda një periudhe prej 30 ditësh nga data e aplikimit. Si pjesë e procesit, KPMM gjithashtu ofron lehtësim të procedurave thelbësore të tilla si: harta dhe koordinata dhe informacione të detajuara seku janë të vendosura llojete veçanta të gurit dekorativ brenda Kosovës.

Licenca për eksplorim është e vlefshme deri në dy vjet dhe është e rinovueshme për një periudhë të mëtejshme tri-vjeçare për dy periudha. Pas një eksplorimi tësuksesshëm, një licencë fillestare për miniera  të gurit dekorativ mund të jepet deri në 25 vjet dhe kjo mund të zgjatet për një periudhë të mëtejshme maksimum deri në 25 vjet. Aplikacioni për licenca të Minierave duhet të shoqërohet me një pëlqim nga Ministria e Mjedisit, Komuna lokale dhe Agjencia Pyjore e Kosovës (nëse miniera është e vendosur në tokë pyjore). Megjithatë, KPMM-ja e ka fjalën vendimtare në dhënien e licencave minerare, nëse beson se qëndrimi i marrë nga ndonjë prej këtyre tri organeve është i paarsyeshëm. Investitorët e mundshëm për këtë arsye mund të jenë të siguruar se ka një unitet dhe gjithë përfshirje në vendimmarrje sa i përket marrjes së licencave minerare.

Burimi: