Na ndiqni në:

Turizmi

Pasuritë natyrore të Kosovës paraqesin burim të kualitetit të lartë për turizëm. Përshkrimi i potencialit për turizëm në Kosovë, lidhet ngushtë me pozitën e saj gjeografike. Pozita e Kosovës në Evropën Juglindore, me pozitë qendrore në Gadishullin Ballkanik paraqet një udhëkryq, i cili historikisht daton qysh nga koha e Ilirëve dhe Romakëve.

Pasuritë natyrore të Kosovës paraqesin burim të kualitetit të lartë për turizëm. Përshkrimi i potencialit për turizëm në Kosovë, lidhet ngushtë me pozitën e saj gjeografike. Pozita e Kosovës në Evropën Juglindore, me pozitë qendrore në Gadishullin Ballkanik paraqet një udhëkryq, i cili historikisht daton qysh nga koha e Ilirëve dhe Romakëve.

Jugu malor i Kosovës ka potencial të madh për turizmin dimëror. Një nga mundësitë më interesante është Qendra e Skijimit në Brezovicë, në malet e Sharrit. Ky resurs gjendet mes 1.700 dhe 2.500 m lartësi mbidetare. Ai ofron kushte të shkëlqyeshme të motit dhe borës si dhe sezon të skijimit nga nëntori deri në maj.

Pasuria e Brezovicës përfshin tri hotele me 680 dhoma, dy restorante dhe nëntë ski teleferiku me kapacitet transporti të 10.000 skiatorë në orë. Përmes afërsisë me Aeroportin e Prishtinës(60 km) dhe Shkupit (70 km), ky resurs paraqet një destinacion potencial për turistët e huaj dhe ka mundësi të bëhet destinacioni më i favorizuar turistik dimëror në Ballkan.

Po ashtu, në Malet e Sharrit, në pjesën më jugore në kufi me Maqedoninë dhe Shqipërinë, Kosova ofron për privatizim rreth 22.000 hektarë të tokës së pashkelur në pjesët malore që i përkasin NSH "Sharrprodhimi".

Ky rajon ofron mundësi të shkëlqyeshme të turizmit si: skijimit, eko-turizmin, lëshime me parashutë nga lartësitë malore, çiklizmin malor, ngjitjen në shkëmbinj, alpinizëm, kalërim etj.

Toka në komunën e Dragashit është me bukuri magjepse. Ajo paraqet qartë një pronë të mrekullueshme për eko-turizëm dhe do t’ishitet vetëm ndonjë investitori të dëshmuar, i cili do të jetë i përkushtuar për një program të qëndrueshëm dhe racional zhvillimor, që do të ketë mbështetje vendore.

Përveç resorit turistik të përmendur më lart, Kosova është kryesisht e pasur me male, liqenea rtificiale dhe lumenj, gjë e cila ofron mundësi të mira të gjuetisë dhe peshkimit.

Pasuria e Kosovës ofron gjithashtu mundësi të madhe të zhvillimit. Prodhimtaria shumë e përhapur e punimeve artizanale në Kosovë si Filigrani (me argjend) përfaqëson një atraksion për turistët e huaj.

Për mëtej, Kosova ka potencial për zhvillimin e turizmit kulturor me vende të ndryshme religjioze me një vlerë të jashtëzakonshme kulturore dhe historike.

Janë të njohura burimet e famshme te maleve të Kosovës, për shkak të efekteve shëruese të tyre. Për këtë lëmi, investitorët e huaj do të gjejnë një kërkesë të lartë në tregun rajonal dhe atë të brendshëm.

Burimi: