Na ndiqni në:

Përpunimi i Drurit

Mbi 50% e tokës së Kosovës është e mbuluar me pyje, duke përfaqësuar një sipërfaqe rreth 465.000 hektarë. Pyjet gjethegjera të krijuara nëpërmjet rigjenerimit natyror mbulojnë më shumë se 90% të sipërfaqes pyjore. Kosova ka një traditë të gjatë të përpunimit të drurit dhe tokat e saja janë përgjithësisht të ushqyera pasur duke siguruar një mjedis të mirë për rritjen e bimëve natyrore dhe pemëve.

Lartësitë e larmishme, ndikimet klimatike dhe dheu brenda Kosovës ofrojnë një shumëllojshmëri të gjerë të vendbanimeve të vogla me të cilat speciet bimore dhe pemët janë përshtatur. Vëllimi total i lisave në këmbë në tokën pyjore publike vlerësohet të jetë rreth 33.5 milion m3, ndërsa në tokën private në rreth 19.5 milion m3. Përafërsisht 50% e sipërfaqes totale pyjore është e vendosur në lartësi më të ulëta se 1.000 metra.

Sektori i përpunimit të drurit në Kosovë në masë të madhe e ka bazuar prodhimin e tij në lëndën e parë nga vendi. Industria përfshin 1,480 firma, kryesisht kompani të vogla, aktiviteti kryesor i të cilave është prodhimi i druve të sharruara, e ndjekur nga prodhimi i dyerve dhe dritareve.Ekzistenca e një numri relativisht të madh të sharrave është rezultat i disponueshmërisë së lëndëssë parë dhe i një nivelitë ulët tëkapitalit të nevojshëm për të filluar biznesin.

Kosova ka një traditë të gjatë në prodhimin e dyerve dhe dritareve me cilësi shumë të lartë prej druri. Shumica dërrmuese e kompanive për përpunimin e drurit dhe të prodhimit të mobileve janë në pronësi private me përdorim të vogël të kapitalit të huaj, deri më sot. Një numër i kompanive të mesme llogariten si pjesa më e madhe e eksportuesve të mobileve të Kosovës.

Vlera vjetore e produkteve të drurit dhe përfitimeve të tjera që dalin nga pyjet arrin 50-75 milion Euro, ky sektor siguron jetesën për 10% të popullatës kosovare.

Për shkak të disponueshmërisë së mjaftueshme të lëndës, Kosova ofron mundësi të mëdha për investime në çdo cikël të përpunimit të drurit. Shuma vjetore e lejueshme për prerje aktualisht është nën 1 milion m³ me Ah dhe Lis si specie kryesore.

Burimi: