Na ndiqni në:

Tekstili dhe Lëkura

Me mbi 200 vjet traditë, tekstili ishte sektori i dytë më i madh industrial në Kosovë, pas minierave. Në të kaluarën, produktet nga prodhuesit kosovarë kanë shënjestruar tregun lokal, si dhe tregjet e tjera në të gjithë ish-Jugosllavinë, Evropën Perëndimore dhe Lindore dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me mbi 200 vjet traditë, tekstili ishte sektori i dytë më i madh industrial në Kosovë, pas minierave. Në të kaluarën, produktet nga prodhuesit kosovarë kanë shënjestruar tregun lokal, si dhe tregjet e tjera në të gjithë ish-Jugosllavinë, Evropën Perëndimore dhe Lindore dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në kulmin e saj rreth vitit 1990, secila nga 15 NSH-të e angazhuara në prodhimin e tekstilit kanë punësuar më shumë se 1.000 njerëz dhe shitjet arritën në rreth 35 milionë euro. Zhvillimet e fundit në rajon kanë ngrirë lidhjet primare tregtare të industrisë së tekstilit, duke shkaktuar norma të ulëta të prodhimit dhe duke rezultuar me mungesë të konkurrencës me prodhimet e huaja. Si rezultat, një pjesë e madhe e ish-punëtorëve të NSH-veu bënë tepricë.

Një pjesë e vogël, megjithatë, ka themeluar kompani private të tekstilit. Aktualisht ka 451 kompani private të angazhuara në prodhimin e tekstilit, ku 90 për qind janë prodhues të produktit përfundimtar. Edhe pse industria e tekstilit ka përjetuar një rimëkëmbje të rëndësishme gjatë viteve të fundit, shumica e bizneseve janë ende të vogla dhe marrin formën e ndërmarrjeve të vogla. Si pasojë, ato kujdesen vetëm për tregun e Kosovës dhe kryesisht janë të fokusuar drejt një tregu kamare.

Analiza tregon se mund të arrihen 55-65 milion Euro në eksporte, duke supozuar se lidhjet tregtare me ish-partnerët mund të rikrijohen. Në këtë sektor ka hapësirë të konsiderueshme për investitorët për të rikrijuar një grup prodhuesish vertikalisht të integruar, në mënyrë që Kosova edhe njëherë të prodhojë veshje përfundimtare nga peri dhe pëlhura të prodhuara në rajon.

Në veçanti, Kosova ofron tri përfitime më të mëdha për investitorët të cilët dëshirojnë të rindërtojnë një nga NSH-të ekzistuese apo dëshirojnë të themelojnë një kompani të re prodhuese të tekstilit. Këto përfitime janë:

  • Forcë punëtore e lirë, e shkathët dhe me përvojë;
  • Një bazë solide e teknologjisë që mund të blihet përmes procesit momental të privatizimit;
  • Mundësi të shumta nën-kontraktimi me njohuri teknike ekzistuese, forcë të lirë punëtorë dhe përparësi tjera krahasuese të cilat vendi i ofron, duke përfshirë biznes miqësor dhe ambient investues, prandaj, industria e tekstilit në Kosovë ka potencial të bëhet shumë konkurruese ndërkombëtarisht.


Burimi: