Na ndiqni në:

Minierat dhe Energjia në Kosovë

Kosova ka një aset të lakmueshëm të burimeve natyrore. Në 14.7 milion tona, Kosova posedon rezervën e dëshmuar të pestë më të madhe në botë të linjitit.

Kosova ka një aset të lakmueshëm të burimeve natyrore. Në 14.7 milion tona, Kosova posedon rezervën e dëshmuar të pestë më të madhe në botë të linjitit. Ky mineral është i një rëndësie të jashtëzakonshme për vendin, duke përfaqësuar në aspekt afatgjatë, një prej faktorëve më të rëndësishëm për gjenerimin e energjisë. Për më tepër, me një kosto të shfrytëzimit prej 1.1 Euro / GJ të energjisë, thëngjilli i Kosovës definitivisht paraqet vlerën më të mirë për para në rajon.

Duke pasur parasysh kërkesën e lartë e tregut për energji në rajon, Qeveria e Kosovës është duke zhvilluar projekte të mëdha lidhur me eksploatimin e ri të linjitit dhe të objekteve të prodhimit të energjisë. Këto projekte ofrojnë mundësi unike për kompanitë që dëshirojnë të angazhohen në sektorët e energjisë apo të minierave në rajon.


Më poshtë janë të paraqitura disa fakte themelore për sektorin e minierave në Kosovë.

Sa janë rezervat e vlerësuara të qymyrit (linjitit) në gjithë Kosovën?

Në bazë të studimit –për “Vlerësimin dhe hulumtimin e rezervave gjeologjike të qymyrit në Kosovë”, të realizuar nga Instituti “Inkos”, 2007, rezervat e qymyrit të tipit linjit janë:

Rezervat në(t):

Të balancaura10,892,888,000
Të pa-balancuara1,319,000,000
Gjithsejtë12,442,461,000

Ku ndodhen lokacionet e rezervave tëqymyrit në Kosovë?

Basenet më të rëndësishme të qymyrit  janë:

  • Baseni i Kosovës (shtrihet në pjesën qendrore të Republikës së Kosovës);
  • Baseni  i Dukagjinit ( shtrihet pothuajse në pjesën qendrore të rrafshit të Dukagjinit); dhe
  • Baseni  i Drenicës (Baseni i  Drenicës shtrihet në mes të basenit të Kosovës  dhe  basenit të Dukagjinit në perëndim).


Cili është burimi më i rëndësishëm energjetik i Kosovës?

Qymyri është burimi më i rëndësishëm energjetik i Kosovës, i cili furnizon rreth 97% të prodhimit total të energjisë elektrike.

Cilat zona janë shpallur si zona me interes të veçantë?


Në bazë të vendimit Nr. 03/9 të datës 27.02.2008. të Qeverisë së Kosovës, fillimisht janë shpallur nëntë (9) zona me  interes të veçantë (Vendimi Nr. 1071 të datës 02.07.2008), kurse me Vendim Nr. 125 i datës 26.01.2009 është bërë zgjerimi i fushave dhe janë futur edhe dy zona të reja, kështu që gjithsejtë janë shpallur 11 zona me interes, dhe ato janë:

  • Zona e hulumtimeve gjeologjike – lokacioni Karaqë;
  • Zona e hulumtimeve gjeologjike – lokacioni  Vllahi-Zjaçë;
  • Zona e hulumtimeve gjeologjike - lokacioni  Bushinc-Bolevc;
  • Zona e hulumtimeve gjeologjike – lokacioni  Zhegovc;
  • Zona e  hulumtuar  gjeofizike dhe gjeokimike –Bresalc;
  • Zona e hulumtimeve gjeologjike –Golesh;
  • Zona e hulumtimeve për nikel –Baks;
  • Zona e hulumtimeve për hekur- nikel –Tërstenik;
  • Zona e hulumtimeve gjeologjike  -Debellde;
  • Zona e hulumtimeve gjeologjike – lokacioni  Gumnishtë;
  • Zona e hulumtimeve gjeologjike – lokacioni Deva

Cilat  janë llojet e BRE-ve  me të cilat disponon Kosova?

Republika e Kosovës disponon me potenciale të BRE-ve siç janë: energjia e ujit, energjia e erës, energjia diellore, biomasa, energjia termale etj.

A ka deri me tani ndonjë studim për  potencialet ujore në Kosovë dhe cili është kapaciteti i gjenerimit të energjisë nga uji përmes hidrocentraleve të vogla?

Projektet studimore/të fizibilitetit:

Vlerësimi i potencialeve hidroenergjetike për HC është bërë përmes studimeve të viteve 2006, 2009 dhe 2010. Mbi këtë bazë është caktuar edhe kapaciteti total i gjenerimit nga hidrocentralet e vogla. Ky kapacitet është 128MW

A ka Kosova ndonjë Plan të Veprimit për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë (PVBRE)  dhe cili është caku i BRE-ve në konsumin total të energjisë?

Kosova ka Draft Planin e Veprimit për Burimet e Ripërtritshme të Energjisë (PVBRE), me 31 Qershor ky plan është dërguar në TKE në Vjenë. Ky plan pritet të finalizohet deri në fund të vitit 2012.

Ky plan në vetvete do të përmbajë edhe cakun e BRE–ve, i cili duhet te arrihet deri në vitin 2020.

A ka Kosova plan për Efiçencë të Energjisë dhe cili është caku i tij?


Kosova, ka planin e veprimit të efiçencës së energjisë për periudhën 2010 -2018, i cili në vetvete ka cakun prej 9%.

Cilët sektorë përfshihen në kuadër të planit nacional për EE?


Sektorët e trajtuar në Planin Nacional të EE janë:

  • I transportit,
  • I amvisërisë,
  • I bujqësisë,
  • I industrisë dhe  i shërbimeve


A ka Kosova fond për efiçencën e energjisë?

Kosova nuk ka fond për efiçencën e energjisë.

Burimi: