Na ndiqni në:

Agrobiznesi – Përpunimi i Ushqimit dhe Paketimi

Klima e Kosovës është e ndikuar nga afërsia e saj me detin Adriatik dhe Egje, si dhe me tokën kontinentale Evropiane në veri.

Klima e favorshme për bujqësi

Klima e Kosovës është e ndikuar nga afërsia e saj me detin Adriatik dhe Egje, si dhe me tokën kontinentale Evropiane në veri. Klima e përgjithshme është e llojit të modifikuar kontinental. Kombinimi i klimës kontinentale dhe mesdhetare e karakterizuar nga verate nxehta dhe të gjata dhe nga dimrate shkurtë dhe jo shumë të rëndë, ofron tokë pjellore dhe në përgjithësi kushte të shkëlqyera për prodhimin e një game të produkteve ushqimore.

Tradita e fortë në agrobiznes

Me rreth 60 për qind të popullatës që jeton në zonat rurale dhe ku kryesisht merret me bujqësi, Kosova ka një traditë të gjatë bujqësore. Bujqësia është burimi kryesor i të ardhurave për shumicën e popullatës. Sektori i bujqësisë dhe përpunimi i ushqimit është tradicionalisht një nga sektorët më të fortë në Ekonominë e Kosovës. Historikisht, ka pasur mbështetje të ulët nëpërdorimin e lëndës artificiale në burim, duke zbukuruar integritetin e prodhimit.

Ngasipërfaqja e përgjithshme prej 1.1 milion hektarëve,përafërsisht 588,000 Ha, apo pak më shumë se gjysma është tokë bujqësore pjellore, e pasur me ushqim.. Rreth 90% e tokës bujqësore është e dedikuar për aktivitete blegtorale siç janë kullosat, livadhet, prodhime foragjere dhe disa prodhime foragjere për kafshët. Zona e mbetur përdoret për drithëra për përdorim nga njerëzit, vreshta, patate, pemë dhe perime.

Mundësi të mira për investim

Sektori i agrobiznesit në Kosovë tradicionalisht ka qenë i dominuar nga ndërmarrjet shoqërore, të cilat merrnin një pjesë të konsiderueshme të materialit të papërpunuar prej mijëra bujqve privatë. Në këtë fushë, kompanitë e dikurshme shoqërore nuk janë më aktive. Kompani të reja private kanë filluar të operojnë në vitet e fundit dhe prodhimi i tyre është duke treguar rritje të konsiderueshme dhe të vazhdueshme.

Megjithatë, shumica e përpunuesve vendorë janë relativisht ende të vogël dhe janë në gjendje të sigurojnë vetëm një pjesë të vogël të kërkesës për produktet e përpunuara ushqimore. Si pasojë, pjesa më e madhe e kërkesës vendore plotësohet nga importet, duke i dhënë mundësi thelbësore investimeve qe importi të zëvendësohet.

Investimii huaj në agrobiznes në disa shtete është përcaktuar në pjesën e zinxhirit të vlerës industriale të përpunimit dhe shpërndarjes, në mënyrë që të shmangen rreziqet që lidhen me prodhimin fillestar. Megjithatë, kushtet specifike të sektorit në Kosovë ofrojnë mundësi për investitorët për investime të integruarapërgjatë tërë zinxhirittë vlerës.

Kosova ofron mundësi për investime, jo vetëm në prodhimin fillestar por edhe në objektet moderne për trajtim  pas vjeljeve, qendrat e ftohta të shpërndarjes dhe qendra të logjistikës. Objektet moderne dhe efikase të përpunimit mund të sillen më afër ushqimeve duke siguruar kështu ekonomi të shkallës dhe produkte me vlerë të shtuar të cilat mund të konkurrojë në mënyrë efektive me produktet që Kosova aktualisht importon, e sidomos me produktet e qumështit, tek pemëtdhe perimet, tek produktet e mishit, të prodhimi i verës dhe pijeve të tjera.

Produktet e qumështit

Sektori i produkteve të qumështit dominohet nga importet, kryesisht për shkak të ndërmarrjeve të vogla joefikase brenda sektorit dhe mungesës së  ashpër të kapitalit. Pavarësisht nga furnizimi i mirë i qumështit vendor, importii produkteve të qumështit të përpunuar përbën më shumë se 70% të produkteve të konsumuara në vend. Kosova importon rreth 25-30 milion euro të produkteve tëqumështit  në vit, kryesisht qumësht UHT, jogurt, kos frutash, gjalpë, djathë të bardhë dhe kaçkavall. Rreth 80 për qind të importit të saj vjen nga BE-ja, kryesisht nga Hungaria, Sllovenia dhe Gjermania.

Sektori ofron mundësi tërheqëse për zëvendësimin e importit me investime në pajisje moderne, në teknika dhe në brendimin e produktit. Më tej, sektori është i organizuar mirë për të siguruar mbështetje për një investim të tillë nëpërmjet dy organizatave tregtare kryesore - Shoqata e Përpunuesve të Qumështit të Kosovës dhe Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës.

Pemët dhe Perimet

Një pikturë e ngjashme ekziston brenda nën-sektorit të pemëve dhe perimeve. Importet përbëjnë mbi 70% të kërkesës vendore. Për shembull, pavarësisht nga disponueshmëria e pemëve vendore, ekzistojnë disa kompani të përpunimit të pemëve dhe nuk ekziston objekti për të prodhuar koncentrate për lëngje frutash. Është një mundësi e menjëhershme e investimeve për një operacion prodhues të ri 'Greenfield' apo për një sipërmarrje të përbashkët me një kompani vendore për përpunimine pemëve.

Rreth 30,000 hektarë janë të ndara për perimet dhe patatet, përfshirë kulturat e tilla si domate, speca, qepë, lakra dhe shalqi. Furnizimi i tanishëm nuk është i mjaftueshëm për të mbuluar kërkesën vendore, por kjo mund të ndryshohet me rritjen e investimeve në mënyrë qe të zgjatet sezoni i furnizimit për shembull, përmes serave,përmes prodhimit në tunel dhe përmes objekteve të përmirësuara për deponim afatgjatë. Ka mundësi për eksportimin eperimeve tëkualitetit të lartë nëpërmjet shtrirjes së prodhimit jashtë sezonit.

Produktet e mishit

Në sektorin e përpunimit të mishit, Kosova ka një traditë të shkallëssë lartë të prodhimit të mishit. Në ish-Jugosllavi, industria e mishit karakterizohej me sistemin e vet unik të blegtorisë. Ndërmarrjet shoqërore kanë operuar me ferma bujqësore të shkallës së lartë dhe me komplekse të mëdha të përpunimit të mishit. Një trashëgimie kësaj tradite është se sot ka gjashtë përpunues të mëdhenj të mishit në Kosovë të cilët furnizojnë rreth 15% deri në 20% e tregut të brendshëm të Kosovës.

Edhe pse sektori ka kapacitet adekuat të përpunimit për të përmbushur kërkesat aktuale vendore, ka një mungesë të pajisjeve dhe njohurive për ta përfunduar ciklin e përpunimit. Ende ka një varësi të lartë nga importi i lëndëssë parë për prodhimin dhe paketimin e materialit. Mundësitë e investimit ekzistojnë për sipërmarrje përpunuese të përbashkëta me ato ekzistuese të cilat janë të interesuara për partneritet me kompanitë e huaja.

Prodhimi i Verës

Rritja e rrushit dhe prodhimi i verës ka një traditë të gjatë në Kosovë. Klima kontinentale dhe lartësia e vreshtave prej 300 deri në 400 metra mbi nivelin e detit është shumë e përshtatshme për prodhimin e rrushit me cilësi të lartë. Ka më shumë se 200 ditë me diell në vit për pjekjen e rrushit, të mjaftueshme qe të jetë në një nivel me disa regjione më shumë të njohura për prodhimin e verës. Ndërsa prodhimi vendor i verës në shkallë të vogël ishte zhvilluar gjerësisht gjatë dy shekujve të fundit.Industria e verës kulmoj në vitin 1989 dhe kishte 9,000 hektarë vreshta, të ndara në pronësi private dhe publike dhe kryesisht të përhapura në jug dhe perëndim të Kosovës.

Pjesa më e madhe e prodhimit të verërave ka qenë për eksport, kryesisht për tregun gjerman. Industria e verës në Kosovë aktualisht përbëhet nga rreth 5,000 hektarë të hardhive. Në mënyrë qe të nxitet dhe të mbështetet rritjae rrushit dhe prodhimi i verës, Qeveria ka miratuar një ligj për Verërat për qeverisje me standarde të larta për prodhimin e verës. Më tej, krijimi i Institutit të Verës në vitin 2007 pritet të rezultojë më një modernizim dhe rigjallërim të industrisë së verës në Kosovë përmes prodhimit të cilësisëmë të lartë të verës dhe përdorimin më të madh të teknikave që janë të bazuara në teknologjitëeprodhimit të verës.

Ka mundësi të mira për investim nëkrijimin e plantacioneve të reja dhe zëvendësimin e varianteve më pak produktive vendase me variante të njohura ndërkombëtare. Gjithashtu,ka mundësi për të investuar në fushën e turizmit të verës dhe komunat vendore janë të gatshme të marrin në konsideratë sigurimin e mbështetjes infrastrukturore.

Pijet e tjera

Përveç prodhimit të verës, ka mundësi për investime edhe në pije të tjera siçjanë (në shishe dhe të gazuara), pijet joalkoolike dhe birra. Kosova ka një numër të kompanive të pijeve të cilat janë aktive në tregjet vendore dhe të eksportit dhe janë të mundshme të dyja investimet si 'Greenfield' edhe marrëveshjet për partneritet me investitorët ekzistues.

Burimi: