Na ndiqni në:

Stimulimet për investime

Bazuar në Ligjin mbi Tatimin në të Ardhurat e Korporatave (Nr. 03/L- 162), tatimet dhe humbjet e kapitalit mund të barten deri në shtatë periudha të njëpasnjëshme, dhe mund të përdoren si zbritje kundrejt çdo fitimi të atyre viteve.

Stimulimet aktuale mbulojnë çështjet në vijim:

1. Bartja e humbjeve

Bazuar në Ligjin mbi Tatimin në të Ardhurat e Korporatave (Nr. 03/L- 162), tatimet dhe humbjet e kapitalit mund të barten deri në shtatë periudha të njëpasnjëshme, dhe mund të përdoren si zbritje kundrejt çdo fitimi të atyre viteve.

2. Zbritjet e veçanta për asetet e reja

Në pajtim me Ligjin mbi Tatimin në të Ardhurat e Korporatave (Nr. 03/L-16) nëse një taksapagues blen një mall kapital për qëllime të aktivitetit ekonomik të taksapaguesit, prej 1 Janarit 2010  deri me 31 Dhjetor 2012 , një zbritje e veçantë prej 10 për qind (10 %) të  kostos së blerjes së asetit do të lejohet në vitin kur aseti është futur në përdorim për herë të parë. Kjo zbritje mund të bëhet veçmas zbritjes së zakonshme të lejueshme për zhvlerësim.

3. Shmangia nga tatimi i dyfishtë

Bazuar në Ligjin mbi Tatimin në të Ardhurat e Korporatave (Nr. 03/L-16), një taksapagues rezident që fiton të ardhura nga aktivitetet e biznesit jashtë Kosovës përmes një qëndrimi të përhershëm jashtë Kosovës , dhe që i paguan tatim mbi këto të ardhura cilitdo shtet , me këtë rregullore i lejohet një kredi tatimi në shumën e barabartë me atë të tatimit që i ka paguar shtetit në fjalë.

Çdo kredi tatimi nën paragrafin aktual është e kufizuar me shumën e taksës që do të paguhej  në bazë të kësaj dispozite  mbi të ardhurat e fituara në atë shtet.

Çfarëdo marrëveshje tjetër bilaterale në fuqi  mbi shmangien e  tatimit të dyfishtë do të mbizotëroj mbi dispozitat e lartpërmendura.

4. Doganat

Me qëllim të promovimit të prodhimeve vendore, Kodi i ri Doganor dhe i Akcizë i Kosovës, Nr. 03/L- 109 ka aplikuar shkallën zero për qind të tatimit doganor për importin dhe eksportin e disa mallrave të caktuara kapitale , materialeve të papërpunuara, lënda e parë e prodhimeve bujqësore dhe shërbimeve.

Për më shumë informata vizitoni: www.dogana-ks.org/tarik/.

5. Garantimi i Investimeve

5.1. Agjencia multilaterale për garantim të investimeve  (MIGA) (anëtare e Grupit të Bankës Botërore) garanton investime në Kosovë deri në shumën 20 milion€.

5.2. Korporata për Investime Private të Jashtme nga SHBA-të (OPIC) po ashtu ofron siguri nga rreziku politik për investuesit e huaj në Kosovë.

5.3. Për investimet dhe garancitë kreditore nga Austria , ju lutem kontaktoni  Austrian Kontrollbank (OeKB) dhe për Gjermani, Euler Hermes Kreditversicherung.

6. Toka

Sipas Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale (Nr. 03/L-040), komunat e Kosovës kanë të drejtë që të japin me qira pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme investitorëve të huaj. Dhënia me qira mund të bëhet për kohë prej dhjet vitesh me mundësi vazhdimi për deri 99 vjet.

Inventari i incentivave (nxitësve) të investimeve që ofrohen në Kosovë

Duke ju përgjigjur kërkesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës, Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC), anëtare e Grupit të Bankës Botërore, ka nisur tashmë implementimin e projektit “Klima e Investimeve në Kosovë”.

Si pjesë e iniciativës, IFC-ja ka kryer një rishikim të incentivave fiskalë dhe jo-fiskale të investimeve të ofruara për investitorët vendas dhe të huaj në nivel qendror dhe lokal. Inventarizimi përfshin të gjitha llojet e incentivave të investimeve, të cilat janë të ndara zakonisht në incentiva fiskale dhe jo fiskale. Inventarizimi përfshin dy nivelet e qeverisjes në Kosovë: nivelin qendror dhe 6 komuna (Prishtinë, Ferizaj, Gjilan, Pejë, Prizren dhe Suharekë) nga 37 njësitë vetë-qeverisëse në Kosovë. Komunat/qytetet përkatëse janë përzgjedhur në bazë të aktivitetit të tyre ekonomik të lartë.

Ju lutem shikoni dokumentet më poshtë:

- Inventari i incentivave (nxitësve) në Kosovë

- Inventari i incentivave (nxitësve) në Kosovë- Komunat

Burimi: